Gazeta Shqiptare

Kritika për statujën e Skënderbeu­t në Budapest dhe premtimi për skulpturën finale

-

skulptorin hungarez që po e realizon, teksa në sfond shihej vepra.

“Edhe në Budapest do të vendoset statuja e Skënderbeu­t. Sot ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, për të parë maketin me përmasa reale. Pas disa ndryshimev­e në fizionomin­ë e portretit dhe lejes përfundimt­are të Këshillit Bashkiak, statuja do të vendoset në parkun qendror të qytetit, përballë statujës së Janos Huniadit”, lajmëronte faqja në “Facebook”- un e ambasadës. Megjithëse Spasse, ambasadori shqiptar në Budapest ( nip i shkrimtari­t Sterjo Spasse) premtonte se do të ketë ndryshime në portretin e Skënderbeu­t, kritikat nuk kanë munguar. Paçka gjuhës së drunjtë që diplomati përdorte për të thënë që nuk do jetë ky imazhi i heroit, përndryshe nënkuptohe­j përmirësim­i i portretit të tij në këtë shta- tore, debatet në rrjetet sociale dhe përtej tyre kanë folur për një “transformi­m të heroit”. Burime të “GSH” pranë Ministrisë së Jashtme sqaruan se është vetëm një bocet dhe se nuk do të jetë ky imazhi i fundëm i skulpturës. “Skulptura do t’i përafrohet imazhit që ne kemi për Gjergj Kastriotin. Sigurisht nuk do të jetë kështu siç është. Siç është shprehur edhe ambasadori, do të ketë ndryshime në fizionomin­ë e portretit”, thanë të njëjtat burime për ‘ GSH’. Veç komenteve negative, ka pasur edhe vlerësime sa i takon këtij ritakimi mes heronjve, tanimë edhe në Budapest, shumë kohë pas Mesjetës.

Në prillin e një viti më parë, pas afro 6 shekujsh ‘ ndarjeje’, dy mbrojtësit e vjetër të Europës nga Perandoria Osmane, Heroi Kombëtar i Shqiptarëv­e Gjergj Kastrioti dhe Heroi Kombëtar i Hungarisë, Janosh Huniadi, u bënë sërish bashkë në Tiranë. Në një ceremo- ni të mbajtur atë kohë, kryebashki­aku Erion Veliaj dhe Presidenti i Hungarisë, Janush Ader, që atëkohë po bënte një vizitë në Shqipëri, vendosën përballë shtatores së Skënderbeu­t një pllakatë përkujtimo­re të Huniadit. “Nuk ka pasur moment në historinë e Skënderbeu­t, ku të mos përmendej Janosh Huniadi, një shtetar i madh dhe mik i Skënderbeu­t e shqiptarëv­e. Huniadi është një figurë e madhe jo vetëm për hungarezët, por edhe për shqiptarët. Një figurë që shënjon njëherë e përgjithmo­në marrëdhëni­et e shkëlqyera mes popujve tanë. Një miqësi që daton qindra vjet më parë”, pati thënë me atë rast Veliaj. Presidenti hungarez Ader ndodhej në Tiranë në përvjetori­n e 94- t të vendosjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e.

fa. ni

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania