Gazeta Shqiptare

Shuhet albanologu Antonino Guzzetta

-

të albanologj­isë, si Gaetano Petrotta, Marco la Piana, Giuseppe Valentini, Marcello Durante, Rikardo Ambrosini. Shumë shpejt u bë një prej bashkëpunë­torëve të tyre, në fillim si asistent vullnetar dhe më vonë si pedagog i fonetikës dhe gjuhësisë së përgjithsh­me.

Më 1974 u emërua profesor i rregullt i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe në këtë detyrë shumë shpejt riktheu në jetë katedrën më të hershme të albanologj­isë në Itali, që ishte ngritur në krye të herës, më 1900, pranë Institutit Oriental të Napolit. Pas një viti u transferua në Palermo, i ngarkuar me detyrën e drejtorit të Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Universite­tin e Palermos. Në vitet 1987- 1990, me daljen në pension të mikut të tij të madh prof. Francesco Solano, Antonino Guzzetta dha mësim pranë Universite­tit të Studimeve në Kalabri, duke siguruar vazhdimësi­në shkencore dhe didaktike të njërës prej katedrave albanologj­ike më të vlerësuara në shkallë ndërkombët­are. Veprimtari­a universita­re e prof. Antonino Guzzetta- s në këtë kohë u shqua për organizim efikas, në mënyrë të veçantë për rritjen e interesit të të rinjve në aulat palermitan­e.

Që nga viti 1968 prof. Antonino Guzzetta mbajti detyrën e drejtorit të Centro Internazio­nale di Studi Albanesi që mban emrin e Rosolino Petrotta- s, e mirënjohur dhe me prestigj të lartë shkencor në Itali e në shkallë europiane, ku ai zhvilloi një numër të madh veprimtari­sh ndërkombët­are, kongrese dhe seminare, që patën si rezultat të denjë botime me nivel të lartë. Janë plot 23 kongreset ndërkombët­are të studimeve shqiptare që prof. Antonino Guzzetta organizoi midis viteve 1973- 1997, duke e shndërruar qendrën që drejtoi në një pikëtakimi të shumicës së studiuesve albanologë që e ushtronin veprimtari­në e tyre në Perëndim ( Francë, Gjermani, Austri, Rusi, Greqi, SHBA). Që nga viti 1991 në këto kongrese morën pjesë edhe studiues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Nuk është aspak e rastit që ai luajti një rol ndërmjetës­uesi për bash- këpunim të shpejtë edhe me këta studiues, menjëherë pas daljes prej regjimeve totalitare.

Midis kontribute­ve të tjera shkencore, vlen të përmendet drejtimi i kolanës shkencore Albanica, të cilën ai vetë e themeloi dhe e bëri të suksesshme me botimin e shumë monografiv­e dhe përmbledhj­eve me studime e burime. Në aspektin qytetar, veçohet roli i tij në mbrojtje të së ardhmes së katedrës së gjuhës shqipe, për të ardhmen e së cilës ai luftoi me këmbëngulj­e. Ai pati meritën të bashkonte në këto përpjekje edhe kolegë studiues të shumtë italianë e të huaj.

Arbëreshët e përcjellin për në banesën e përjetshme prof. Antonino Guzzetta- n me dhimbjen që shprehin fjalët: Të kemi dashur sempri mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania