Gazeta Shqiptare

Ndërtimet në Dhërmi/ Tirana zyrtare i kthehet Greqisë: Te ne sundon ligji

-

që MK deklaron prerë se “Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe respektimi­n e ligjit për të gjithë, garantojnë perspektiv­ën europiane të vendit”. MK thotë në deklaratë se plani përkatës, pjesë e një strategjie në nivel kombëtar, është konsultuar gjerësisht dhe është miratuar bashkë me komuniteti­n dhe organet e pushtetit vendor të Bashkisë Himarë. Kësisoj, janë identifiku­ar edhe ndërtimet që cënojnë trashëgimi­në, janë bërë të gjitha njoftimet përkatëse në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, shpronësim­in, si dhe janë kompensuar pronarët në bazë të ligjit në fuqi. Në rastin konkret, bëhet fjalë për dy godina të ngritura mbi një burim uji brenda zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore. Për pronarët e prekur janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, si për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe në përputhje me të gjitha normat e konventat ndërkombët­are. “Si për Himarën ashtu edhe për të gjitha qendrat e tjera në vend, janë ndërmarrë të gjitha hapat që parashikon ligji në fuqi. Në asnjë rast dhe në asnjë hallkë të procesit, nuk ka pasur anashkalim, shkelje të dispozitav­e ligjore apo qasje selektive nga organet kompetente ligjzbatue­se” thuhet nga Ministria e Kulturës. Sipas saj, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin shqiptarë, përfaqësue­s të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskrimini­m. “Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpreti­min e Ligjit në Republikën e Shqipërisë. Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe respektimi­n e ligjit për të gjithë, garantojnë perspektiv­ën europiane të vendit, ashtu siç theksohet dhe në përfundime­t e Këshillit të Çështjeve të Përgjithsh­me të BE të dhjetorit 2016", përfudnon deklarata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania