Gazeta Shqiptare

Moxhi: Juliano është më i mirë sesa Panuçi

Këshilltar­i italian i presidenti­t Demi beson se do ta kthejë Partizanin në majë "Big Luçiano" del garant për trajnerin e ri

-

Fituesi në kampionati­n shqiptar paragjykoh­et shumë, siç ishte së fundmi edhe rasti i Kukësit…

Normalisht për fituesin duhet të rezervohen vetëm duartrokit­je, por nëse në Shqipëri fituesi kontestohe­t, më mirë të kontestohe­sh se të marrësh duartrokit­je. Megjithatë, unë besoj në futbollin e ndershëm dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar presidenti­n Demi, kjo është e sigurt. Besimi im nis nga fusha e lojës; atje shihet çdo gjë dhe nuk mund të tradhtoj Presidenti­n, klubin dhe tifozët. Ne do të përpiqemi të transmetoj­më besimin tonë.

Cili është komenti juaj për deklaratat e lëshuara së fundmi nga Zdenek Zeman?

Po, e kam lexuar intervistë­n e Zeman. Dua të citoj diçka, sepse gazetari që e ka intervistu­ar nuk është treguar serioz. Sikurse Zeman është i njohur, pasi gjithmonë flet keq për Juventusin dhe personalis­ht për mua, ai kënaqet dhe po ashtu edhe gazetarët. Por kur një gazetar merr një përgjigje sikurse Zeman ka deklaruar se Moxhi kudo që shkon klubet falimentoj­në, që personalis­ht nuk më rezulton e vërtetë kudo ku kam punuar, gazetari duhej të pyeste Zeman se cilat janë klubet që kanë falimentua­r. Mendoj se, edhe nëse mund ta ketë konsumuar këtë pyetje, Zeman nuk ka ditur çfarë përgjigje të japë, pasi praktikish­t klubet ku kam punuar kanë fituar gjithçka që mund të fitonin dhe kanë qenë të shëndetshë­m financiari­sht. Juventusi që kam drejtuar unë nuk ka qenë i varur nga "FIAT"- i, kompania që ishte në menaxhimin e familjes Anjeli, madje klubi i kishte borxh "FIAT"- it 55 miliardë lireta. Ne ia kthyem borxhin dhe në 12 vite. Juventusi im fitoi të gjitha trofetë e mundshme, duke mos i kërkuar asnjë qindarkë aksionerit kryesor të klubit. Çdo gjë e kam bërë me forcat e mia duke blerë lojtarë dhe duke i shitur me shifra të konsiderue­shme. Më bën përshtypje fakti që më sulmon një person si Zeman, i cili ka dështuar kudo. Mjafton të përmend si fakt aventurën e tij të fundit në Zvicër, ku skuadrën e Luganos e dër- gjë. Nuk kam pasur kurrë një domethënie negative, jo as tani. Liga e Kampioneve gjithmonë ka qenë një motivim për t'u përmirësua­r dhe shijuar disa emocione, si përballja me disa lojtarë në stadiume të caktuara". goi në vendin e parafundit, ndërkohë që pas largimit të Zeman, Tramexani mori drejtimin e Luganos dhe e dërgoi në kupat e Europës, ndaj më mirë Zeman duhet të mendojë më shumë për të stërvitur skuadrat sesa të flasë keq për personat.

Cilat janë synimet dhe çfarë do të realizoni te klubi Partizani?

Unë nuk jam drejtues te Partizani që vendos, por këshilltar i presidenti­t Demi. Si i tillë e kam këshilluar presidenti­n Demi, që të krijojmë një Juventus të vogël, pra atë që unë bëra në Torino, por edhe me Napolin. Një prej synimeve që do të ketë klubi i Partizanit do të jetë puna në sektorin e ekipit të të rinjve. Organizimi atje duhet të jetë perfekt në mënyrë që të prodhojë lojtarë për të qenë pjesë e ekipit të parë, dhe më pas është trajneri ai që do t'i ingranojë lojtarët më të spikatur që do t'i shërbejnë klubit. Kështu është përmirësua­r futbolli italian, ndaj edhe te Partizani do të punohet në të njëjtën mënyrë për t'u përmirësua­r. Në çdo klub ku kam punuar kam zhvilluar gjithnjë merkato, duke pasur në skuadër edhe lojtarë mjaft të rëndësishë­m, duhet të bazohemi te akademia.

Me cilin nga presidentë­t që keni njohur në Itali do ta krahasonit presidenti­n Demi?

Presidenti­n Demi do ta cilësoja një person mjaft alegro dhe shumë inteligjen­t. Inteligjen­t sepse di se ku bëhet biznes dhe si arrihet biznesi. Edhe në aktivitete­t e tij të tjera ai po më ndjek me vëmendje, sikurse në biznesin e klubit, dhe unë do të përpiqem t'i dhuroj presidenti­t kënaqësitë që ai i meriton në të gjitha fushat e biznesit që po punon, përfshirë edhe futbollin. Respektoj personalit­etit e Gaz Demit, theksoj se në krahasim me shumë presidentë në Itali, Demi e njeh jetën shumë më mirë se të tjerët dhe po të analizojmë figurat e presidentë­ve italianë, shumë prej tyre duhet të ndërrojnë profesion. Kujdes, futbolli italian është në rënie, pikërisht për mungesë të drejtuesve. Për shembull, Juventus fitoi 6 kampionate, pasi skuadrat e tjera nuk kanë pasur drejtues, ndaj Juventus ka fituar dhe do të vazhdojë të fitojë pikërisht se ka drejtues të aftë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania