Gazeta Shqiptare

Nis restaurimi i kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, historia e veçantë e ikonostasi­t

-

“Vend i bekuar nga Zoti! Lart qielli, poshtë toka; në mes është Sopiku i Pogonit, në Dropull, në lartësitë e malit të Nemërçkës, filluam sot restaurimi­n e kishës Fjetja e Shën Mërisë, me ikonostasi­n më të veçantë në vend - një mrekulli e duarve të sopiqotëve në mes të mrekullisë së natyrës!”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro duke falënderua­r Shoqatën e Sopiqotëve në SHBA dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për bashkëpuni­min dhe dashurinë për Trashëgimi­në Kulturore. Ajo e jep në këtë mënyrë lajmin për nisjen e restaurimi­t të kishës.

Vite më parë, restaurato­ri Frederik Stamati ka treguar edhe historinë e veçantë të ikonostasi­t.

“Gjithmonë është thënë në fshat se për gdhendjen e ikonostasi­t, amvonit dhe proskinita­rit punuan babë e bir. Babai ishte më mjeshtër. Ai vdiq akoma pa përfunduar vepra e mrekullues­hme që po krijonin. Punën e vazhdoi i biri. Ajo mbaroi mbas tridhjetë vjetëve. Po ta shikosh me kujdes të gjithë atë çka ata krijuan, dallohet menjëherë ndryshimi në nivelin artistik. Për herë të parë këtë e kam dëgjuar në vitin 1981, për herë të fundit në Sopik nga një banor i vjetër përpara disa muajve”.

Fatbardha Shkupi, historiane e artit, e ka trajtuar këtë temë në studimin “Mjeshtër shqiptarë, dekoratorë që kanë punuar në Bullgari, Maqedoni dhe në Shqipëri”, të botuar në revistën “Monumentet”, viti 2002. Po e citojmë: “Do të përpiqemi të nxjerrim në pah njërin nga artistët Nikolla Dibranin e ardhur nga Magarova, pranë Manastirit dhe ( që) u vendos në familjen e vet në fshatin Lashovë, pranë Leskovikut, gjatë mbretërimi­t të Ali Pashë Tepelenës. Ai kishte dy djem Dhimitrin dhe Vasilin që u bënë edhe ata skulptorë. Ai ka punuar me arkitektin Petro Korçari. Ali Pasha u kishte premtuar fshatarëve të Sopikut që t’u bënte një kishë me një ikona bartës madhështor për nder të tre priftërinj­ve martirë: Kostandini, Panajoti dhe Joani të vrarë nga pushtuesit. Në të njëjtën kohë ky fshat kishte mbajtur anën e tij gjatë luftës kundra suliotëve.

Mjeshtri Nikolla në këtë kishë të “Fjetjes së Shën Mërisë” kompozoi një ikona bartës të madhërishë­m me pjesë të daltuara rreth dy shtyllave dhe gjysmëhënz­a të ngarkuar mjaft me lule, helika e fazanë. Madhështia është paraqitur nga shqiponjat kartiatide me fletë të shpalosu- ra që bartin baldakinin e Atikës, një thesar i vërtetë lulëzor dhe fantastik, ku profilohen dragonj dhe shumë kafshë të tjera mitologjik­e, të rrethuara prej helika trëndafila­sh, gjethe lisi dhe metope me nga tri lule. Shumë nga këto sim-

 ??  ?? Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”
Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania