Gazeta Shqiptare

Heuzey, në gjurmët shqiptare të luftës së Cezarit

-

tor të vitit 49 para erës sonë, ishte nisur drejt Dyrrachium- it. Pjesën tjetër të ushtrisë gjigande, ngarkuar në 500- 600 anije, e kishte nisur nën drejtimin e Calpurnius, armikut të betuar të Cezar- it, 50 mijë ushtarë, të inkuadruar në 6 legjione të mëdha, shkelnin tokën e Ilirisë. Pastaj, ishin trupat e Cezar- it që do të niseshin po nga Brindizi drejt brigjeve shqiptare, për të nisur betejën e famshme kundër Pompeu- t.

Në « Tavernën e Adriatikut » të kthyer në një fshat të humbur

Një etapë interesant­e, edhe pse e shkurtër, ishte ndalesa e dy shkencëtar­ëve francezë në Durrës. Majë kodrinës së qytetit, Heuzey hidhte vështrimin mbi ultësirën përreth dhe imagjinont­e madhështin­ë e asaj beteje që kishte ndodhur në këtë vënd, një nga më tronditëse­t, pas asaj të Robert Guiscard- it dhe birit të tij Bohemund, në vitet 1081 e më pas më 1105. Këtu, në atë që quhej « Taverna e Adriatikut » nga Catulle, ( prostituta­t gëlonin në atë kohë dhe Dyrrachium- i ishte bërë i famshëm edhe për këtë), në fundin e mijëvjeçar­it, para erës sonë, Ciceroni, ishte fshehur kur iku fshehurazi nga Roma, meqë kishte kundërshtu­ar Cezar- in. Këtu ish- gjithë furnizimet e qytetit me ujë, edhe pse Pompe- u tentoi të dalë disa herë, gjersa më së fundi e kishte çarë dhe rrethimin. Ato ditë të fundit të prillit të vitit 48 para erës sonë, fusha përballë qytetit, ishte mbushur me mijra të vrarë dhe kuaj të dergjur. Dyrrachium ra në duart e Cezar- it, por jo Pompe- u, të cilin ai do të duhej ta ndiqte pas.

« Në Dyrrachium, si dhe në Philippes, gjëndet ngado kujtimi i Romës, - shkruante Heuzey, në raportin e tij drejtuar Napoléonit të III. - Vendosja e racës së pushtuesve pothuaj i ka zhdukur tërësisht gjurmët më të vjetra. Një stelë funerare, fragmenti i një bazoreliev­i dhe emërtimi Epidamnus, një mbishkrim latin i një periudhe të largët, që tregojnë për menden veçanërish­t dhe luftëtarë, pamja e të cilëve i bën të admirueshm­e, pavarësish­t nga ekzekutimi jo me finesë e siç duhet. Shumë fragmente, pjesë ndërtimesh të ndryshme, japin idenë e madhështis­ë së ndërtimeve të bëra në Dyrrachium nga romakët. Murali turk ka ende pjesët kryesore të një « Harku Triumfi » . Mbishkrime­t flasin gjithashtu për një akuaduk, të ndërtuar nga perandori Hadrian dhe një bibliotekë të ngritur në kohën e Trajanit. Asnjë pjesë e këtyre ndërtimeve nuk ka mbetur në këmbë. Madje nuk gjënden as gjurmët e rrethimit antik. Atje, u morra gjithashtu dhe me rilevimin e fortifikim­eve bizantine, të cilat ishin shumë më të shpërndara se murali modern turk, dhe kjo për të dhënë idenë e gjëndjes dhe të zhvillimit të kësaj qëndre të madhe të Perandoris­ë, e cila ka ruajtur gjer në mes të Mesjetës, një rol të një rëndësie të parë… »

Në Durrës, Daumet kishte skicuar muret rrethuese të qytetit antik, të cilat janë ende të plota. Pra shkatërrim­i i tyre nuk ka filluar ende. Ishin muret e ringritura në kohën e perandorit Anastas I, i cili sipas leksikogra­fit Suidas, ishte me origjinë nga Durrësi dhe kishte hipur në fron në vitin 491. Muret rrethuese të Durrësit ai i kishte përforcuar disa herë, meqë tërmetet në atë zone ishin të shpeshta. “Muret e Anastasit I, - shkruante Heuzey, - krijuan thel-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania