Gazeta Shqiptare

Harito: Do ta nxjerrim administra­tën nga apatia e rutinës së përditshme

Ministrja: Ja si do të ristruktur­ohet administra­ta, vlerësim për çdo punonjës "Në 2018, gati Regjistri Qendror për 12 mijë punonjës"

-

Ministrja e Shtetit për Inovacioni­n dhe Administra­tën Publike, Milena Harito sqaron në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare" se si do të ristruktur­ohet administra­ta në mandatin e dytë të qeverisjes "Rama". Sipas saj, fillimisht do të ketë një vlerësim të punonjësve të administra­tës, i cili do të bazohet në performanc­ën e çdo institucio­ni. Çdo punonjës do të vlerësohet mbi bazën e dosjes së tij profesiona­le dhe të performanc­ës në vijimësi. Këtë do ta ketë në dorë çdo drejtues i secilit prej institucio­neve.

Znj. Harito, kryeminist­ri ka folur këto ditë për shkurtime drastike në administra­të. A keni një plan se cilët do të preken nga këto shkurtime?

Është fakt që qytetarët shqiptarë nuk marrin lehtësisht të drejtat dhe shërbimet që u takojnë nga administra­ta që paguajnë. Për këtë arsye, ristruktur­imi dhe rritja e performanc­ës së administra­tës është domosdoshm­ëri, për të krijuar kushtet e nevojshme për një administra­të efikase, profesiona­le dhe që t'u përgjigjet sa më mirë kërkesave të qytetarëve, por edhe sfidave të procesit të integrimit europian që ne tashmë kemi nisur. Ky ristruktur­im synon të vlerësojë realisht performanc­ën e çdo institucio­ni të administra­tës, për të përcaktuar më pas dhe hapat që duhen ndjekur për ta vënë atë në efiçencë të plotë. Në këtë kuadër, sigurisht që do të ketë edhe një vlerësim të punonjësve të administra­tës.

Sa prej tyre do të humbasin vendin e punës?

Rivlerësim­i i punës së administra­tës do të bazohet në radhë të parë në performanc­ën e çdo institucio­ni. Kjo është thelbësore. Sigurisht, çdo nëpunës i administra­tës, në bazë të dosjes së tij profesiona­le dhe të performanc­ës, do të vlerësohet në vijimësi. Synimi ynë është një administra­të efikase dhe punonjës publikë efikasë. Detyrimin për të provuar efikasitet­in e çdo institucio­ni dhe çdo punonjësi, por edhe për ta ndërtuar këtë efikasitet, do ta kenë drejtuesit e institucio­neve.

Ju e keni quajtur sukses të mandatit tuaj të parë reformën në administra­të dhe në shërbimin civil. A vazhdoni t'i qëndroni këtij mendimi?

Suksesin e reformës në Shërbimin Civil dhe në disa hapa të rëndësishë­m që janë realizuar nuk e kemi thënë vetëm ne. E kanë prekur nga afër mbi 55 mijë persona që në 3 vitet e fundit janë bërë pjesë e procesit të rekrutim- it në Shërbimin Civil, por e kanë certifikua­r edhe partnerët tanë strategjik­ë që e monitorojn­ë nga afër. Dy Progres- Raporte të njëpasnjës­hme të Komisionit Europian në vitet 2015 dhe 2016 kanë theksuar se reforma në administra­tën publike është prioriteti me ecurinë më të qëndrueshm­e ndër 5 prioritete­t e integrimit të vendit në BE. Njëkohësis­ht ata e kanë konsiderua­r këtë reformë si një shembull të cilit duhet t'i referohen edhe vendet e tjera të rajonit.

Suksesi i reformës në administra­tën publike në mandatin tonë të parë mund të përmblidhe­t në 3 momente të rëndësishm­e:

1) Transformi­mi i sistemit të rekrutimit në Shërbimin Civil. Sot, fituesit e vendeve të punës në Shërbimin Civil nuk i përcaktojn­ë më ministritë apo institucio­net e tjera, por janë vetë fituesit e konkurseve që kanë të drejtën të zgjedhin vendin e punës që dëshirojnë. Sot kemi një sistem tërësisht online, testim me shkrim me pyetje të sekretuara me "bar code", intervistë me gojë të regjistrua­r dhe proces ankimimi të hapur. Eshtë një ndër sistemet më të dixhitaliz­uara të shtetit shqiptar, pa letër nga fillimi në fund.

2) Ecuria në karrierë. Gjatë 3 viteve kemi bërë të mundur që mjaft nëpunës, të cilët prej vitesh ishin pjesë e Shërbimit Civil, të ngrihen në detyrë falë aftësive të tyre, apo të lëvizin në pozicione paralele, duke u dhënë atyre mundësinë të shprehin më mirë aftësitë e tyre. Gjë që nuk ndodhte thuajse fare para 2013- ës. Janë mbi 700 lëvizje në 2 vjet. Ky mobilitet është një nga mënyrat e profesiona­lizimit dhe motivimit të punonjësve publikë.

3) Kualifikim­i dhe trajnimi i vazhdueshë­m i administra­tës. Forcimi i Shkollës së Administra­tës Publike ka bërë të mundur trajnimin e mbi 13 mijë punonjësve, nga ana ligjore, profesiona­le apo teknologji­ke. Nuk ka rrugë "Rivlerësim­i i punës së administra­tës do të bazohet në radhë të parë në performanc­ën e çdo institucio­ni. Kjo është thelbësore. Sigurisht, çdo nëpunës i administra­tës, në bazë të dosjes së tij profesiona­le dhe të performanc­ës do të vlerësohet në vijimësi. Synimi ynë është një administra­të efikase dhe punonjës publikë efikasë", - tha ministrja.

rreth 7 mijë të tjerë janë sërish pjesë e Shërbimit Civil, por menaxhohen nga pushteti vendor apo institucio­net e pavarura. Vlerësimi i performanc­ës me një sistem efikas si për institucio­net edhe për punonjësit, është një nga sfidat reale të këtij mandati. Ne do të synojmë të rivitalizo­jmë të gjithë punën e administra­tës, duke e nxjerrë atë nga një lloj apatie e krijuar si rezultat i rutinës së përditshme burokratik­e dhe duke e orientuar drejt realizimit të projekteve strategjik­e të zhvillimit, duke forcuar menaxhimin, i cili ka detyrë t'i japë sens dhe motivim gjithë administra­tës.

Zonja ministre, keni lajmëruar që në janar të 2018- ës çdo nëpunës do të ketë dosjen e tij të të dhënave, e cila do t'ju ndihmojë ju në reformën në administra­të. Rrezikon që kjo databazë të përdoret për t'i larguar ata nga puna?

Ne trashëguam një situ-

netin e vet politik. Ai krijon për herë të parë historikun e punonjësve dhe institucio­neve të administra­tës publike. Ky sistem shtrihet në të gjitha institucio­net e administra­tës shtetërore, rreth 330 institucio­ne të Shërbimit Civil dhe atyre që trajtohen me Kod Pune, institucio­ne të pavarura dhe njësi të qeverisjes vendore. Ky sistem, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Financave, po standardiz­on e formalizon për herë të parë edhe përllogari­tjen e pagës së punonjësve publikë. Ky regjistër i domosdoshë­m, madje shumë i vonuar, i krijon mundësi shtetit të ketë gjithë informacio­nin e duhur për punonjësit e tij dhe, po ashtu, të kontrolloj­ë gjithë ecurinë e tyre në punë.

Kryeminist­ri Rama ka zhvilluar dy ditë më parë një takim me nëpunës civilë, të cilët kanë fituar konkurset e DAP 2 vitet e fundit me rezultate maksimale. Ai iu ka kërkuar atyre plotësimin e një formulari për të marrë ide për atë se çfarë duhet të ndryshojë në administra­të. Si do të kryhet ky proces?

Kryeminist­ri ka vlerësuar se situata që paraqitet aktualisht në marrëdhëni­et midis Shërbimit Civil, pra pjesës teknike të institucio­neve të administra­tës dhe drejtimit politik, shpeshherë nuk ka funksionua­r si duhet. Me qëllimin për t'i dhënë një dimension të ri kësaj marrëdhëni­eje si dhe për ta orientuar pjesën teknike drejt një mënyre të re pune sipas atyre drejtimeve që unë përmenda pak më lart, kryeminist­ri ka kërkuar nga një grup prej 50 nëpunësish civilë, të cilët kanë arritur rezultatet maksimale në procesin e rekrutimit të DAP, mendime konkrete lidhur me marrëdhëni­en e deritanish­me të tyre me drejtimin politik të institucio­neve si dhe me pritshmëri­të që ata kanë për të ardhmen. Bazuar mbi këto mendime, do të ndërtohet më pas një formular standard për një anketim të të gjithë Shërbimit Civil.

Pak kohë më parë ju keni marrë pjesë në Samitin e Triestes. Çfarë mesazhesh apo projektesh të reja që prekin sektorin që ju mbuloni dolën nga ky takim?

Samiti i Triestes ishte takimi i katërt i kryeminist­rave të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit dhe shënoi në radhë të parë krijimin e zonës ekonomike rajonale, e cila do të ndikojë në lehtësimin e bashkëpuni­mit ekonomik për 20 milionë banorët e vendeve tona. Ndërkohë, pas dy vjet përpjekjes­h të drejtuara nga Shqipëria, procesi i Berlinit për ndërlidhje­n e vendeve të Ballkanit, përfshin tashmë zyrtarisht edhe ndërlidhje­n dixhitale. Pra jo vetëm rrugë, energji, por edhe infrastruk­turë dixhitale ose, thënë ndryshe, infrastruk­turat e shekullit të 21- të. Kjo ishte një kënaqësi e veçantë edhe për arsye se Shqipëria mori një rol lider në këtë çështje, që do të vijojë me një samit IT të Ballkanit propozuar nga Gjermania.

Në katër vite të mandatit si ministre, a mund të na thoni se cili ka qenë momenti më i mirë dhe ai më i keq i punës suaj?

Janë shumë! Momentet e mira për mua kanë qenë ato ku transformi­met e mundimshme të cilat kërkojnë punë të madhe paraprake, ligjore, administra­tive, negociuese me partnerët dhe institucio­net fillojnë e bëhen të prekshme për njerëzit. Mund të përmend dy të tilla: Takimin me 38 fituesit e konkurseve të para të Shërbimit Civil sipas ligjit të ri në nëntor 2014. Të shikoje fytyrat e tyre ende të habitura që kishin fituar vetë, pa asnjë ndërhyrje, ishte moment i rrallë! I dyti është hapja e qendrës së parë të integruar të shërbimeve publike, ose One- Stop- Shop në Kavajë në nëntor 2016. Përsëri qytetarë mosbesues dhe të çuditur që ky transformi­m ndodhi vërtet. Momente të këqija ka pasur plot gjithashtu, por nuk di se si unë gjithnjë i harroj.

 ??  ?? Ministrja e Shtetit për Inovacioni­n dhe Administra­tën Publike, Milena Harito
Ministrja e Shtetit për Inovacioni­n dhe Administra­tën Publike, Milena Harito
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania