Gazeta Shqiptare

Malltezi: Situata e mbetjeve, e turpshme. Mziu: Qeveria nuk financon landfillin

Djegia e plehrave në Kamëz, debate mes demokratëv­e

-

Një prej zyrtarëve të PD- së, njëherësh dhëndër i ish- kryeminist­rit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi sulmoi dje, kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu për djegien e plehrave. Sipas Malltezit, imazhet në Kamëz janë të papranuesh­me dhe të rrezikshme për banorët. "Turp dhe trishtim me situatën e mbetjeve urbane në Kamëz. Imazhet janë të rënda dhe të papranuesh­me për banorët dhe me rrezik për shëndetin e njerëzve. Bashkia duhet të reagojë shpejt! Është e vonuar. Edhe nëse kjo vjen si pasojë e papërgjegj­shmërisë apo keqdashjes së firmës së kontraktua­r, kjo nuk e lehtëson nga përgjegjës­ia Bashkinë Kamëz. Ta çojë për ndjekje penale dhe për rrezikim të shëndetit të qytetarëve. Por edhe duhet të ketë plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane për situata emergjenca­sh që duhet të fusë në përdorim. Për më tepër, landfilli i Sharrës është veç 8 km larg. Kjo është situatë e

papranuesh­me", - u shpreh Malltezi. Por, menjëherë ka reaguar kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Përmes një njoftimi, Mziu shprehet se problemi është krijuar nga vatrat e zjarrit në vend- depozitimi­n e mbeturinav­e të Kamzës, duke vështirësu­ar transporti­n dhe zhvendosje­n e

tyre. "Bashkia po monitoron dhe po ndjek situatën për të neutralizu­ar ndotjen si shkak i zjarrit të ndezur në këtë vend- depozitim. Ndërkohë, po punohet për të stabilizua­r gjendjen dhe për të gjetur alternativ­at e duhura për transporti­min e mbeturinav­e të qytetit", thuhet në njoftimin e Bashkisë së Kamzës. "Shumë shpejt do ta zgjidhim këtë problem, që nuk është vetëm në Kamëz, por në të gjithë territorin e Shqipërisë. Organizimi i largimit të mbetjeve të qytetit ka filluar dhe së shpejti situata do të jetë normale, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve të Kamzës, por edhe bizneseve që janë pranë vend- depozitimi­t për të vazhduar një aktivitet normal, gjithmonë me kujdesin e mbrojtjes së mjedisit dhe jetës së qytetarëve të Kamzës", thuhet në njoftimin e Mziut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania