Gazeta Shqiptare

"Aida Çajka vdiq nga mjekimi i pakujdessh­ëm dhe neglizhenc­a"

Ngjarja shtatorin e vitit të shkuar, 35- vjeçarja ishte në muajin e 9- të të shtatzënis­ë Ekspertiza: Është gabuar nga mjekët e 3 spitaleve

-

Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë vërejtur elementë të mjekimit të pakujdessh­ëm dhe neglizhenc­ës ndaj Aida Çajkës, gruas që gjeti vdekjen në maternitet së bashku me foshnjën e saj, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të shkuar. Lajmi konfirmohe­t për "News24" pranë burimeve të Prokuroris­ë së Tiranës, e cila e ka administru­ar në dosjen hetimore aktin e ekspertizë­s, ku janë renditur shkeljet që mjekët kanë kryer në trajtimin e rastit të 35- vjeçares shtatzënë në muajin e nëntë. Çajka u transportu­a nga njëri spital në tjetrin derisa gjeti vdekjen. Ekspertët u janë përgjigjur dhjetëra pyetjeve të prokurorit, ku ndër të tjera theksojnë se në mjekimin e gruas nuk është gabuar vetëm nga bluzat e bardha të maternitet­it "Koço Gliozheni" ku ajo dhe foshnja humbën jetën, por edhe nga kolegët e tyre në dy spitalet e tjera ku u transferua pacientja; konkretish­t, në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza" dhe në spitalin "Shefqet Ndroqi". Në raport evidentohe­n emrat e mjekëve që u morën me rastin e Aida Çajkës dhe shkeljet që ka kryer secili prej tyre. Në këto kushte, mbi bazën e këtij akti ekspertimi, prokuroria pritet të marrë dëshminë e bluzave të bardha, në cilës- inë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, përpara grupit të prokurorëv­e do të dëshmojnë edhe ekspertët që kanë përpiluar raportin.

NGJARJA

35- vjeçarja Aida Çajka gje- ti vdekjen në muajin shtator të vitit 2016, pas disa orësh sorollatje në dyert e 3 spitaleve në Tiranë. Gruaja që priste të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë, u paraqit në maternitet, dhe pasi iu bënë analizat u vendos të transferoh­ej drejt QSUT- së, pasi nuk kishte probleme me barrëlindj­en, por ndërkohë gjendja e saj paraqitej tejet e rëndë. Për arsye ende të pasqaruara, pacientja u transferua sërish nga QSUT- ja drejt spitalit "Shefqet Ndroqi", por edhe në këtë qendër multidisip­linare nuk u mbajt. Mjekët vendosën ta transferon­in sërish në maternitet, ku ndonëse u vu në sallën e operacioni­t, gjeti vdekjen bashkë me foshnjën. Ishin familjarët ata që akuzuan mjekët si përgjegjës Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, familjarët e 35vjeçares Aida Çajka ngritën akuza të rënda për mjekët, që sipas tyre ishin përgjegjës për vdekjen e së afërmes së tyre. Pas këtij denoncimi, policia arrestoi dy prej mjekëve, ndërsa u lanë të lirë me vendim të gjykatës.

të së afërmes së tyre. Dy mjekë të maternitet­it përfunduan në pranga, pas dyshimeve për mjekim të pakujdessh­ëm, por me vendim të gjykatës ata u liruan dhe hetimet ndaj tyre po vijojnë në gjendje të lirë.

 ??  ?? Viktima Aida Çajka
Viktima Aida Çajka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania