Gazeta Shqiptare

Ekstradimi i Ballist Morinës drejt Serbisë, mediat serbe intervistë gjykatësit të çështjes

Miloglav: Vendimi mund të cenohet nga instancat

-

Mediat

serbe vazh dojnë t'i bëjnë jehonë çështjes së ekstradimi­t të Ismail Morinës drejt vendit të tyre, sipas vendimit të firmosur nga gjykata e Dubrovniku­t në Kroaci. Ditën e djeshme, e përditshmj­a serbe "Vecernje Novosti" ka intervistu­ar gjykatësin kroat Pero Miloglav, i cili firmosi vendimin kundër shqiptarit që ngriti dronin në stadiumin "Humska" të Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi- Shqipëri. Gjatë kësaj interviste, ai sqaron të gjithë hapat e mëtejshëm që pritet të ndërmerren nga autoritete­t kroate. Gjykatësi Pero Miloglav ka lënë të hapur mundësinë e zhvlerësim­it të ek- stradimit nga instancat më të larta. Migoglav ka shpjeguar se vendimin ndaj Morinës e mori mbi bazën e dokumentev­e që iu paraqitën nga pala serbe, por sipas tij ekzistojnë një sërë mundësish që ky vendim të hidhet poshtë, siç është vendimi i Gjykatës së Lartë të Kroacisë, e cila mund ta kthejë çështjen për rishqyrtim. "Nëse Gjykata e Lartë konfirmon qëndrimin tonë, atëherë do të jetë e mundur që të nisin procedurat për ekstradimi­n. Por vendimi përfundimt­ar do të merret nga ministri i Drejtësisë, Drazen Boshnjakov­ic", - ka theksuar më tej gjykatësi. Në kushtet kur fjalën e fundit për ekstradimi­n ose jo të Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, e thotë ministri kroat i Drejtësisë, duket se e vetmja shpresë për të janë përpjekjet që do të bëhen nga autoritete­t shqiptare në rrugë diploma- tike. Ismail Morina kërkohet nga Serbia për nxitje të urrejtjes, lidhur me ngritjen e dronit mbi stadiumin e Partizanit të Boegradit, çka u bë shkak edhe për ndërprerje­n e ndeshjes Serbi- Shqipëri, e vlefshme për eliminator­et e "Francë 2016". Pas reagimit të familjarëv­e, të cilët kërkuan ndihmë nga autoritete­t që të ndërhynin për të penduar ekstradimi­n e Ballist Morinës drejt Serbisë, kryeminist­ri i vendit Edi Rama si dhe dy ministra, ai i drejtësisë Gazmend Bardhi dhe i Brendshmi Dritan Demiraj, kanë nisur përpjekjet dhe kontaktet në rrugë diplomatik­e për rastin. Ndërkaq, Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për 6 organizato­rët që organizuan dy ditë më parë protestën paqësore në mbështetje të Ballist Morinës për të mos u ekstraduar në Serbi. Sipas policisë, për këtë protestë nuk ishte marrë asnjë leje.

 ??  ?? Ballist Morina
Ballist Morina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania