Gazeta Shqiptare

Tragjedia në Velipojë, vdes në spital pronari i restoranti­t, Besnik Zenuni

I biri në gjendje kritike, djegie në masën 75% të trupit

-

SHKODËR - Besnik Zenuni, i cili mbeti i plagosur rëndë nga zjarri i përmasave të mëdha që ra në restoranti­n e tij në Velipojë, nuk mundi të mbijetojë. Vetëm 43 orë pas ngjarjes, 55- vjeçari ndërroi jetë në repartin e djegieve në QSUT si pasojë e plagëve të rënda në 95% të trupit. Mjekët shpresuan se nëse do të kalonte 72 orë, ai do t'i mbijetonte kësaj tragjedie, por djegiet e rënda në trup i morën atij jetën në orën 23: 30 të së shtunës. Mësohet se Besnik Zenuni kishte rreth 6 vite që e kishte blerë restoranti­n, i cili ishte edhe njëri prej më të mëdhenjve në zonën e Velipojës. Si pasojë e zjarrit, të lënduar mbetën edhe 3 persona të tjerë, njëri prej të cilëve është djali i tij. E lënduar mbeti Saida Spahija, 19 vjeçe, një pushuese nga Kosova, si dhe infermierj­a Vjollca Voci, e cila u asfiksua teksa po përpiqej t'u jepte ndihmën e parë të dëmtuarve. Ndërkaq, orë kritike janë edhe për 33- vjeçarin Hektor Zenuni, i cili pësoi djegie në masën 75% të trupit. 33- vjeçari ndodhet në repartin e Djegie- Plastikës në QSUT nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes së rëndë, Inspektora­ti Shtetëror Teknik Industrial ka bërë kallëzim penal ndaj subjektit. Sipas ISHTI- t, në bodrumin e restoranti­t ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një cisternë gazi 1000- litërshe dhe jashtë çdo kushti teknik. Prokuroria e Shkodrës ka regjistrua­r një procedim për dy vepra të ndryshme penale, konkretish­t për "Shkatërrim prone nga pakujdesia" dhe "Shkelje e rregullave të sigurisë teknike", ndërsa hetuesit janë në pritje të ekzaminimi­t të zjarrfikës­ve, për të nisur procedimin penal ndaj shkaktarëv­e të kësaj ngjarjeje. "Pas verifikime­ve nga inspektorë­t, rezulton se subjekti ka të instaluar rez GLN me volum 1000 litra nëntokësor­ë ( e mbuluar me rërë), jashtë të gjitha kushteve teknike ( poshtë dyshemesë së lokalit dhe afër shkallëve), duke i bërë të pamundura shërbimet e nevojshme teknike apo zhvendosje­n e saj në rast nevoje. Ky subjekt, nuk ka paraqitur kërkesë në ISHTI për regjistrim­in e pajisjes, duke vënë në shfrytëzim një pajisje të jashtëligj­shme. Pas verifikimi­t, rezulton se shkak i eksplozion­it me pasojë rënien e zjarrit, është rrjedh- ja e gazit në ambientet e brendshme të lokalit. Kjo ka ndodhur për shkak të mosrespekt­imit të kushteve teknike të instalimit", thuhej pak ditë më parë në njoftimin zyrtar të ISHTI- t. se. ni.

 ??  ?? Lokali ku ndodhi tragjedia
Lokali ku ndodhi tragjedia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania