Gazeta Shqiptare

Moti i nxehtë, zjarri bën ' kërdinë' në qarqe të ndryshme, digjen disa ha shkurre

Në qytetin e Korçës u rrezikua edhe parku "Rinia"

-

Drejtoria

e Përgjiths hme e Emergjenca­ve Civile sqaroi dje, se në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë shënuar 8 vatra zjarri në pyje e kullota në qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Vlorë e Gjirokastë­r. Ndërsa, në qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatrat e vogla që kanë qenë aktive janë shuar. Në qarkun e Beratit, në fshatin Kutalli, Bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj në pronësi, e për pasojë u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra dhe 500 rrënjë ullinj. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar. Në qarkun e Durrësit, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave

LIBRAZHD

Kryebashki­aku i Librazhdit, Kastriot Gurra deklaron për ' Balkanweb' se situata e krijuar është mjaft problemati­ke dhe se vetëm një ndërhyrje nga ajri do t'i shuante flakët e mëdha që po përhapen me shpejtësi. "Vetëm ndërhyrja nga ajri mund të shmangë përmasat e dëmit katastrofi­k në ekonominë pyjore të Babjes. Terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës. Ky është zjarri me përmasat më të mëdha gjatë kësaj vere në pyjet e Librazhdit", - tha ai.

në lagjen "Meçe" të qytetit Krujë, e për pasojë u dogj 10 ha me shkurre dhe ferra dhe u përshkuan nga flakët 60 rrënjë ullinj. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar. Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra në Fushë Draç, Njësia Administra­tive Ishëm, Bashkia Durrës, ku u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre e fer-

ra. Në qarkun e Elbasanit, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra pranë ishrrobaqe­pësisë në lagjen "Xhami" të qytetit Peqin. Ndërsa, një zjarr i përmasave të mëdha u shënua në fshatin Babje, Njësia Administra­tive Qendër në Librazhd. Për pasojë u dogj një sipërfaqe prej 2 ha. Në qarkun e Vlorës ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë në fshatin Treblovë, Bashkia Selenicë. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2.5 ha sipërfaqe me shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj shekullorë. Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në fshatin Rusan, Bashkia Delvinë, ku u dogj një sipërfaqe prej 0.2 ha shkurre dhe ferra. Në qarkun e Gjirokastr­ës ra zjarr në shkurre dhe ferra në fshatin Mashkullor­ë, Njësia Administra­tive Cepo, Bashkia Gjirokastë­r. Për pasojë u dogj rreth 6.5 ha shkurre dhe ferra. Ndërkaq, mësohet se mesditën e djeshme zjarri përfshiu edhe parkun "Rinia" të qytetit të Korçës, ndërsa flakët u shuan me shpejtësi nga zjarrfikës­it. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat disa persona dhe po punon për identifiki­min dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania