Gazeta Shqiptare

U kap mat me dashnorin në krevat, i afërmi i burrit: Nusja e kishte bërë rrugë

-

Pas

skandalit të Koplikut, ku një nuse u kap mat duke tradhtuar në shtëpinë e tij bashkëshor­tin e saj, ndërsa në dhomë bashkë me dashnorin, në momentin kur kryenin veprime të turpshme, ndodheshin edhe fëmijët e gruas, për ' JOQ. al' ka folur një prej të afërmve të bashkëshor­tit. Ai bën me dije se kjo nuk është hera e parë që nusja tradhton dhe kapet mat, e për më tepër, të njëjtën gjë ka bërë edhe me dashnorin e saj të mëparshëm, për të cilin vajza e vogël ka folur në prokurori. I afërmi i dhëndrit bën me dije se kjo video nuk do të ishte publikuar, në rast se shteti do të ishte më i përgjegjsh­ëm dhe do të dinte të vinte drejtësi. Videoja është bërë rreth 6- 7 muaj më parë dhe çështja në gjykatë ka qenë e hapur. "Meqë shumë nga ju e vunë në diskutim se pse u bë publike videoja skandaloze e nuses sonë, po ju vëmë në dijeni që ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, më datë 16. Asnjeri nuk e ka dhunuar kurrë atë nuse në shtëpinë tonë. Ajo u kap dhe u filmua nga pjesëtarë të afërt të familjes dhe asnjëherë nuk do ishin publikuar pamjet nëse shteti do t'i mbronte fëmijët tanë. Kemi bërë kërkesa të panumërta në organet shtetërore, prokurori, polici, shërbim social dhe psikologe. Në Shkodër janë marrë me ngjarjen, por çuditërish­t askush nuk u interesua për fëmijët. 6 muaj pritëm drejtësi, e cila na u mohua që në prokurorin­ë e Shkodrës, me kujdesin e veçantë të kryeprokur­orit të Shkodrës dhe një prokurori shumë të famshëm", - thotë i afërmi i burrit. Ai bën me dije se në gjykatë dhe prokurori janë paraqitur gjithë provat që ata dispononin për të faktuar tradhtinë bashkëshor­tore si dhe janë ngritur akuza ndaj personave që dallohen në video, por dëshmitarë­t asnjëherë nuk janë thirrur në gjyq. "Në qarkun Shkodër kemi bërë padi për personat në video. Kemi paraqitur prova dhe dëshmitarë, por asnjëherë nuk jemi thirrur në gjyqin ndaj kësaj dhe dashnorit të saj D. Isufaj, banor i fshatit Kamicë në Koplik. Kjo nuse na ka shkatërrua­r jetën këtu e shtatë muaj me padi nëpër gjykata dhe prokurori, ku theksojmë që çdo gjyq deri sot e ka humbur", - vijon më tej rrëfimin e tij i afërmi i dhëndrit.

 ??  ?? Pjesë nga videoja e transmetua­r në emisionin "Me Zemër të Hapur"
Pjesë nga videoja e transmetua­r në emisionin "Me Zemër të Hapur"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania