Gazeta Shqiptare

Sokrat Plaka: Të mos u jepet vizë Michel Piccoli- t dhe grupit të xhirimit të "Gjeneralit..."

EKSKLUZIVE/ Publikohet korrespond­enca e titullarëv­e të Ministrisë së Jashtme me ministren e Arsimit Tefta Cami Ministri Reiz Malile: Në bazë të urdhrit të ministres Tefta Cami, ramë dakord që kontrata të mos nënshkruhe­t tani pse kemi shumë vërejtje

- DASHNOR KALOÇI

Pas përkthimit dhe bot imit në Francë të ro manit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" të shkrimtari­t të njohur Ismail Kadare në fillimin e viteve ' 70, libër i cili pati një jehonë të madhe dhe u prit mjaft mirë jo vetëm në qarqet frankofone por edhe më gjerë, romani zgjoi kureshtje dhe interes të madh edhe te një pjesë e kineastëve e producentë­ve francezë. Të cilët rendën të krijonin kontaktet e para me stafin e ambasadës shqiptare në Paris, përfaqësue­s të shtetit shqiptar si dhe me vetë autorin e "Gjeneralit…", shkrimtari­n Ismail Kadare, me qëllim ekranizimi­n e tij. Dhe pas shumë kontaktesh e takimesh, përfaqësue­sit e shoqërisë filmike franceze "WOHORDUN", në mesin e viteve ' 70, arritën që të lidhnin edhe kontratat përkatëse për realizimin e filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me përfaqësue­sit e palës shqiptare dhe vetë autorin e skenarit, Kadarenë. Gjë e cila duhet thënë se kaloi nëpërmjet një "filtri të hollë" të palës shqiptare, nisur nga skenari që iu shikua Kadaresë me "lupë" nga autoritete­t "kompetente" në Tiranë, e mjaft aspekte të tjera të kësaj natyre. Gjithsesi duhet thënë se ajo gjë, pra fakti se francezët po ekranizoni­n një vepër të një shkrimtari shqiptar, u quajt "një arritje e madhe" nga Tirana zyrtare, ashtu siç dhe ishte në të vërtetë. Dhe në këtë kuadër, pala shqiptare u impenjua plotësisht për realizimin e kontratës me shoqërinë filmike franceze "WOHORDUN", dhe vetë shkrimtari Ismail Kadare u lejua që të shkonte disa herë në Francë për këtë problem. Por, me gjithë impenjimin dhe seriozitet­in e palës shqiptare, për arsye ende të pasqaruara, shoqëria filmike franceze po e zvarriste gjithnjë e më shumë realizimin e filmit, aq sa e detyroi palën shqiptare që jo vetëm të hiqte dorë nga bashkëpuni­mi me ta, por edhe ta prishte kontratën dhe ta hidhte në gjyq shoqërinë filmike franceze. Dhe për këtë gjë ajo angazhoi gjithë stafin e ambasadës sonë në Paris, juristë dhe diplomatë të ndryshëm nga Ministria e Jashtme në Tiranë për ndjekjen e problemit në fjalë. Po kështu, për ta përfaqësua­r në gjyq, ajo pajtoi avokatin e njohur francez George Kijeman, me të cilin lidhi edhe një protokoll marrëveshj­eje. Ndërkohë që ende vazhdonin bisedimet dhe seancat gjyqësore, në fundin e viteve ' 70, për realizimin e filmit u vetofrua një tjetër shoqëri filmike franceze (" FILMSS 66"), me në krye aktorin e njohur Michel Piccoli. Pas disa tratativas­h, Tirana zyrtare pranoi t'ia besonte Piccoli- t "Gjeneralin…", dhe si rezultat u lidhën menjëherë kontratat përkatëse. Po kështu, me urdhër e porosi nga "lart", u vunë në dispozi- cion disa ministri e institucio­ne, si Ministria e Jashtme, e Financave, e Arsim Kulturës, e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme, Albturizmi, Kinostudio­ja "Shqipëria e Re", Lidhja e Shkrimtarë­ve, Komiteti për Marrëdhëni­e Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme etj., etj., pra me pak fjalë i gjithë shteti shqiptar, për të realizuar gjithçka që kërkonin francezët. Por diku nga fillimi i vitit 1982 ( pak ditë pas ngjarjes së datës 18 dhjetor 1981, me kryeminist­rin Mehmet Shehu, që u gjet i vrarë nga plumba pistolete në dhomën e tij të gjumit), ngjarjet morën tjetër rrugë nga sa ishte parashikua­r. Papritur, si me magji, u ndërruan rolet. Tashmë ishte pala shqiptare që po e zvarriste gjithnjë e më shumë real- izmin e "Gjeneralit…", duke nxjerrë pretekste dhe pretendime nga më të ndryshmet. Aq sa në gushtin e vitit 1982 ( teksa vazhdonte procesi hetimor ndaj të ashtuquajt­urit ' Grupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut'), zëvendësmi­nistri i Punëve të Jashtme në Tiranë, Sokrat Plaka, me anë të një telegrami shifër "Tepër sekret", njoftonte ambasadat shqiptare në Paris, Romë, Beograd e Athinë, që në mënyrë kategorike të mos i pajisnin me vizë hyrëse për në Shqipëri, Michel Piccoli- n dhe ekipin realizues të "Gjeneralit...". Lidhur me këto e të tjera, bëhen të ditura nga këto dokumente arkivore që po publikojmë të plota në këtë pjesë të librit si dhe në kapitujt në vijim.

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE

MINISTRIA E ARSIMIT DHE KULTURES

DREJTORIA E FINANC REVIZION Tiranë, më 15.5.1982

Nr. 2286 Prot.

Lënda: Kërkesë për trajtimin e grupit francez të xhirimit në hotelin e Turizmit

MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME ( Drejtorisë së dytë) MINISTRISE SE FINANCAVE ( Drejtorisë ardhurave) T I R A N E

Në vendin tonë do të vijë për xhirimin e filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", një grup francez. Del problem pagesa në hotelet e Turizmit, pasi ata kanë dy lloj çmimesh: një për të ftuarit dhe një për grupet e specialist­ëve dhe afaristëve që vijnë me shpenzimet e tyre.

Grupi francez do të përballojë edhe shpenzimet për fjetjen në hotel të punonjësve tanë.

Në këto kushte, jemi të mendimit që për grupin e mësipërm hotelet e Turizmit të zbatojnë çmimin e fjetjes të caktuar për të huajt që vizitojnë vendin tonë.

Lutemi na jepni mendimin tuaj. ZEVENDESMI­NISTRI ( Fejzi Koçi) …………………… K o m i t e t i Nr. 144 Tiranë, më 12.7.1982

I N F O R M A C I O N Ambasada jonë në Paris na njofton se ka kërkuar vizë për të ardhur në vendin tonë grupi i xhirimit të filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", sipas romanit dhe skenarit të Ismail Kadaresë. Grupi përbëhet prej katër personash dhe dëshirojnë të vijnë nga data 28 korrik deri më 25 gusht 1982.

Nga biseda që patëm me

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania