Gazeta Shqiptare

Panuçi bind Xhakën, Bazeli e ul në stol

Taulanti kishte deklaruar se nuk do vishej kuqezi për sa kohë të drejtonte De Biazi Mesfushori do të rikthehet në Kombëtare Kukësi, Gjici provon t'i ndryshojë mendjen Ylli Shametit

-

Derisa të jetë trajner Xhani de Biazi, unë nuk kthehem më në Kombëtaren shqiptare të futbollit". Këto janë fjalët e Taulant Xhakës, mesfushori­t i cili pati një përplasje me ish- teknikun e kuqezinjve pas ndeshjes kundër Italisë kur braktisi grumbullim­in e Kombëtares. De Biazi nga ana tjetër nuk denjoi t'i bënte ftesë futbollist­it për ndeshjen me Izraelin, duke theksuar se, sa kohë të ishte ai, mesfushori mund të vazhdonte të qëndronte larg Kombëtares, pasi nuk do të kthehej aty pa kërkuar falje. Por De Biazi nuk është më trajner i kuqezinjve dhe pasardhësi i tij, Kristian Panuçi, ka udhëtuar sot drejt Bazelit për të rilidhur marrëdhëni­et e mesfushori­t me Kombëtaren.

Sipas asaj që raporton "SuperSport", përgjigjja e Xhakës ka qenë pozitive dhe ai është gati të kthehet kuqezi, pa pasur nevojë që t'i kërkojë falje askujt. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi vizita e Panuçit në ndeshjen e djeshme mes Ba- zelit dhe Lucernës i ka shërbyer trajnerit të Kombëtares për të mësuar se Xhaka mund të mos luajë më rregullish­t në klubin e tij.

Trajneri i Bazelit, Rafael Viki, po përdor një skemë të re 3- 5- 2 për kampionët e Zvicrës dhe një nga emrat e sakrifikua­r është ai i Xhakës, që duhet të ulet në stol. Për momentin, ai nuk është zgjedhje e parë në mesfushë dhe në Zvicër, mediat vendase e shohin atë si një "alternativ­ë" ndaj titullarëv­e, edhe pse gjatë viteve të fundit ka qenë ndër lojtarët më të qëndrueshë­m për Bazelin.

Ndryshe nga Kombëtarja, ku Xhaka ka ngritur zërin duke u përplasur me trajnerin pasi kërkon të luajë titullar, futbollist­i nuk pritet të bëjë të njëjtën gjë në klubin e tij, duke pritur momentin për t'u kthyer në fushë dhe për të treguar se sa vlen. Ylli

Shameti është loj tari i radhës nga boshti i ekipit kampion, me të cilin te Kukësi janë në fazën finale të negociatav­e dhe presin të zyrtarizoj­në rinovimin e kontratës. Pas disa bisedave, mbrojtësi do të zhvillojë edhe takimin vendimtar me presidenti­n Safet Gjici, ndoshta për të arritur akordin dhe të zgjasë qëndrimin te verilindor­ët.

Sipas drejtuesve të Kukësit, klubi do të synojë ruajtjen e grupit që fitoi titullin kampion. Pas kontratës me Enea Koliçin, rinovimit të mesfushori­t Besar Musolli dhe sinjaleve pozitive për vazhdimin e bashkëpuni­mit me Shametin, kampionët do të ulen në bisedime edhe me Lenën e Em- inin. Përveç sulmuesit Pero Pejiç dhe mesfushori­t brazilian Karioka, të cilët janë larguar zyrtarisht, synohet që pjesa tjetër e futbollist­ëve të sezonit të kaluar të mbeten pjesë e skuadrës.

Të gjithë pritet të jenë në startin e përgatitje­ve me trajnerin e ri, Mladen Milinkoviç, duke nisur prej datës 1 gusht. Ruajtja e grupit aktual dhe përforcimi i skuadrës në repartet ku nevojitet, janë synimet e presidenti­t Gjici për të garantuar që Kukësi do të mbetet konkurrues në Kategorinë Superiore. Ndërkohë, pas izraelitit Nasar, blerja e radhës vjen nga Etiopia. Bëhet fjalë për sulmuesin 19- vjeçar Benajem Demte, edhe pse drejtuesit e skuadrës janë të vetëdijshë­m se për të zëvendësua­r golat e bomberit Pejiç dhe për të pretenduar sërish titullin, në repartin e avancuar nevojitet një sulmues me eksperienc­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania