Gazeta Shqiptare

Arrestimi i Honeckerit para 25 vjetësh

-

Për t’i shpëtuar procesit, Erich dhe Margot Honecker u arratisën fshehurazi përmes një aeroporti ushtarak sovjetik për në Moskë. Por qeveria federale donte që ta shihte Honeckerin në gjyq e ushtroi presion ndaj Rusisë për t’i ekstraduar dy azilantët.

Çifti vazhdoi arratinë më tej, kësaj here në ambasadën e Kilit në Moskë. Një mbështetje miqësore kjo, sepse ambasadori Clodomiro Almeyda gjatë dik- taturës së Pinoçetit kishte gëzuar vetë azil politik në RDGJ. Por qeveria federale nuk u tërhoq dhe më në fund arriti që Erich Honecker të ekstradohe­j dhe të përballej me akuzën në Gjermani. Bashkëshor­tja e tij, Margot shkoi nga Moska për në Kili, ku kërkoi azil dhe ku e priste e bija, Sonja.

BURGU I TRETË

Më 29 korrik 1992 Honeckeri me grushtin lart, përshëndet­jen komuniste, u largua nga ambas- ada e Kilit në Moskë dhe u soll në Gjermani, ku me të mbërritur në Berlin, u arrestua. Gjatë rrugës për në burgun Moabit, kalimtarët e shoqëruan atë me thirrjet: “Vrasës, vrasës”.

Ndonëse ishte i sëmurë dhe u bënë shumë ekspertiza për verifikimi­n e gjendjes së tij shëndetëso­re, gjykata e qarkut në Berlin e hapi procesin kundër Erich Honeckerit dhe katër të bashkakuzu­arve të tjerë. Akuza ishte “Vrasje dhe tentativë për vrasje” në 68 raste në kufirin e brendshëm gjerman, që gjatë kohës si kreu i shtetit në RDGJ, Honecker e kishte fortifikua­r atë duke e kthyer vijën kufitare në brezin e vdekjes.

TESTAMENTI POLITIK I HONECKER- IT

“Vdekja e panatyrshm­e e secilit njeri në vendin tonë na ka prekur gjithmonë ne”, kështu u mbrojt Honecker më 3 dhjetor 1992. “Vdekja në murin e Berlinit jo vetëm na ka prekur ne nga ana humane, por edhe na ka dëmtuar politikish­t. Para të gjithëve që nga maji 1971 unë mbaj përgjegjës­inë kryesore politike për këtë”.

Krahas këtij çasti të pranimit të përgjegjës­isë, Erich Honecker nga ana tjetër insistonte që ndërtimi i murit dhe armatimi për mbrojtjen e tij “ishte i drejtë dhe mbeti e tillë derisa mori fund konfrontim­i mes SHBA- ve dhe Bashkimit Sovjetik”.

“Situata ime në këtë proces nuk është e pazakontë. Shteti ligjor gjerman ka akuzuar dhe dënuar edhe Karl Marksin, August Bebelin, Karl Liebknecht­in dhe shumë socialistë e komunistë të tjerë”, u shpreh Honecker në një deklaratë për 70 minuta para gjyqit. Procesi ndaj tij megjithatë nuk vazhdoi, sepse vazhdimish­t gjendja shëndetëso­re e tij përkeqësoh­ej. Gjatë kësaj kohe qarkulloni­n edhe teza se ai nuk vuante vërtetë nga kanceri në veshka, madje një nga përfaqësue­sit e padisë ngriti edhe dyshimin se në bankën e të akuzuarve nuk ishte vet Honeckeri, por një sozi e tij.

Kur edhe njëri nga gjyqtarët, Hansgeorg Bräutigam, i kërkoi Honeckerit të nënshkruaj­ë, procesi doli jashtë kontrollit. Gjyqtari Bräutigam u shkarkua për anshmëri dhe pak ditë më vonë, Gjykata e Qarkut në Berlin e mbylli procesin me argumentim­in se Honecker është i sëmurë dhe procesi cenon dinjitetin e tij njerëzor. Një ndër proceset më spektakola­re të historisë gjermane të pasluftës përfundoi pa shqiptim vendimi.

Një ditë më pas, Erich Honecker hipi në avion për t’u bashkuar me familjen e tij në Kili. Ai jetoi atje me gruan Margot dhe vajzën Sonja me një pension të vogël nga RFGJ- ja dhe me donacionet nga “solidarite­ti ndërkombët­ar”. Më 29 maj 1994 njeriu më i pushtetshë­m i RDGJ- së ndërroi jetë në azil në Santiago të Kilit.

Marrë nga “Deutsche Welle”

 ??  ?? Erich Honecker
Erich Honecker
 ??  ?? Erich dhe Margot Honecker
Erich dhe Margot Honecker
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania