Gazeta Shqiptare

"Renin e vranë pak minuta pasi u kthye nga Tirana, e ftuan për kafe"

Gruaja e viktimës: Kërkoj drejtësi, ndryshe do digjemi para Kryeminist­risë Lionela Xhaferraj: Policia të mos fshehë provat, im shoq kishte vënë 8 kamera sigurie

- Enrik Mehmeti

Bashkëshor­ti im nuk ishte kriminel, as vrasës. Ai lëvizte i armatosur për shkak të vrasjes së nipit. Në Shqipëri ekziston hakmarrja. Provoi të ikte jashtë shtetit, por e kthyen. Ishte destinuar të vritej. Unë kërkoj që policia e prokuroria të zbardhin ngjarjen dhe të mos fshehin provat. Im shoq kishte vënë 8 kamera sigurie. I bëj thirrje kryeminist­rit të gjejë vrasësit e Renit. Kërkoj drejtësi, ndryshe do të digjemi para Kryeminist­risë, në qendër të Tiranës". Kështu deklaroi dje Lionela Xhaferraj, gruaja e 37- vjeçarit Marjen Xhaferaj dhe Alias Marjen Omeri, i cili u ekzekutua me 6 plumba mbrëmjen e së dielës që shkoi në një lokal në Lungomare të Vlorës. Katër ditë pas ngjarjes së rëndë, bashkëshor­tja e viktimës tha për "GSH" se babai i 3 fëmijëve të saj u vra vetëm pak minuta pasi ishte kthyer nga Tirana. "Burri im fshihej edhe pse ai mendonte se ndihej i kërcënuar për shkak se i vranë nipin. I kalonte nëpër mend se mund t'i bënin keq se mos marrin hakun e nipit. Burri im thoshte më mirë të rroj 5 ditë si luan sesa një jetë si mi i fshehur", pohoi Lionela Xhaferraj. Ndërkohë, ajo u shpreh se ajo dhe fëmijët si dhe motra e Renit ndihen të kërcënuar me jetë.

Çfarë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës që shkoi, më datë 30 korrik?

Burri u kthye nga Tirana, më tha që kishte një punë dhe u kthye në shtëpi. Ndenji me fëmijët, lozi dhe hëngri bukë. Më pas e mori një shok në telefon dhe i tha do zbresësh të pimë një kafe? Më tha "Ela jam i lodhur, por nuk ia prish, do të shkoj. Mirë i thashë, Eni i thashë unë, mos u vono. Jo, tha nuk do të vonohem". Shkoi me shokët, piu kafe dhe më pas në orën 21: 10 më thanë që Renin e kanë vrarë. Unë sot po dal këtu dhe i bëj thirrje kryeminist­rit të gjejë autorët e vrasjes.

Jam nënë e tre fëmijëve jetimë, po ka drejtësi, të gjejnë fajtorët. I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe prokuroris­ë të mos fshehin kamerat, sepse ai

kishte vendosur 8 kamera sigurie. Ndihej i kërcënuar, ndaj lëvizte gjithmonë i armatosur. Jeta jonë ndihet e kërcënuar, pasi nuk gjetëm drejtësi. I

vranë nipin dhe atë pa i bërë keq askujt. Duam që shteti të na gjejë një zgjidhje, se jeta jonë nuk është më e sigurt. E vetmja gjë që ka ngelur tani Mbrëmje e 30 korrikut të këtij viti, rreth orës 21: 00 u ekzekutua në një atentat mafioz 37- vjeçari Renato Omeri, i cili njihej edhe me emrat Marjen Xhaferaj dhe Alias Marjen Omeri. Babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje me 8 plumba, teksa ishte ulur me një person tjetër në një lokal në Lungomare, në Vlorë. Pavarësish­t hetimeve, policia dhe prokuroria e qytetit bregdetar ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të krimit.

është të më vrasin mua dhe fëmijët se ne na shuan.

Ju keni marrë kërcënime si familje?

Nuk kemi marrë kërcën-

ime. As burri nuk ka marrë kërcënime, se nuk i kishte bërë keq askujt.

Atëherë pse lëvizte i armatosur?

Lëvizte i armatosur për arsye të nipit, se në Shqipëri ekziston hakmarrja dhe burri im nuk ishte i fuqishëm t'i dilte përballë këtij halli që e zuri, pasi nuk e dinte nga i erdhi. Ai nuk kishte lidhje me ngjarjen e Durrësit, nuk kishte vrarë njeri, nuk ishte kriminel, nuk i kishte rënë në qafë njeriu, por ishte një njeri familjar, i përkushtua­r pas familjes.

Cilat kanë qenë lëvizjet e fundit të burrit tuaj?

Bashkëshor­ti im rrinte gjatë gjithë kohës me mua e fëmijët, i çonte në mëngjes në kopsht. Vinte në shtëpi, thuajse nuk lëvizte fare. Pinte një kafe në mëngjes me mua, dilte ndonjëherë pasdite 1 orë, 1 orë e gjysmë. Burri im fshihej, edhe pse ai mendonte se ndihej i kërcënuar për shkak se i vranë nipin. I kalonte nëpër mend se mund t'i bënin keq, se mos marrin hakun e nipit. Burri im thoshte më mirë të rroj 5 ditë si luan sesa një jetë si mi i fshehur. Burri im nuk fshihej, ato që thonë nëpër media janë gënjeshtra dhe kohët e fundit që rrinte në shtëpi, ai ishte i demoralizu­ar dhe i stresuar për humbjen e nipit të tij. E vuri helmi poshtë, dhe jo se fshihej. Burri im ka ikur me brenga të mëdha, por nuk është fshehur kurrë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati në Vlorë
Vendi ku ndodhi atentati në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania