Gazeta Shqiptare

Vasili: Situatë e jashtëzako­nshme, Shqipëria digjet, kryeminist­ri krihet

LSI sulmon kreun e qeverisë për situatën e zjarreve

-

LSI

reagoi dje ashpër ndaj kryeminist­rit Edi Rama, nisur nga situata e krijuar në vend prej zjarreve që po djegin hektarë me pyje. Kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, e cilësoi situatën e jashtëzako­nshme, ndërsa tha se aleanca e kryeminist­rit me qytetarët është thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake. "Situatë e jashtëzako­nshme, Shqipëria në flakë. Zjarre të frikshme që po asgjësojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve. Aleanca e kryeminist­rit me qytetarët, thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake. 1. Ku është qeveria? 2. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzako­nshme? 3. Ku është shtabi qeveritar i emergjencë­s? 4. Ku është shteti që, në këto ditë të rënda duhej të ishte i gjithi në këmbë?", janë këto disa nga pyetjet që ngriti dje kreu i grupit parlamenta­r të LSIsë, në një postim në rrjetin social "Facebook". Më tej ai vijoi: "Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeminist­ri për ngushëllim dhe qan me kujë? Shqipëria digjet, kryeminist­ri krihet. ' Deri kur kështu ma?', thoshte Migjeni i madh". Nga ana e saj, deputetja Kejdi Mehmetaj, njëherësh edhe nënkryetar­e e LSI- së ironizoi gjithashtu kryeminist­rin Rama, duke i kërkuar që të vijojë mbledhjet dhe të ' pushojë nga puna zjarret' në të gjithë Shqipërinë. "Sugjerim në vazhdën e mbledhjeve urgjente, me pretekst koalicioni­n me qytetarët, i them kryeminist­rit të thërrasë menjëherë zjarret në Kryeminist­ri. Përfundimi i mble- dhjes të jetë: pushim i menjëhersh­ëm nga puna i zjarreve në të gjithë Shqipërinë. Kështu, në daljen publike të radhës, kryeminist­ri do e ketë gati shfajësimi­n edhe në qoftë se do të jetë djegur i gjithë vendi", shkroi dje, deputetja e LSI- së. Reagimi i Mehmetajt u bë pas mbledhjeve që ka pasur kreu i qeverisë me drejtorët e hipotekave dhe më pas edhe drejtorët e spitaleve, të cilëve u kërkoi dorëheqje urgjente për t'u hapur rrugën konkurseve dhe njerëzve të rinj që do ta bëjnë këtë detyrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania