Gazeta Shqiptare

Rama lajmëron: Ka ende drejtorë që duhet të dorëhiqen pa ua kërkuar unë

Kryeminist­ri u përgjigjet qytetarëve: Shkarkimin tim e vendos populli "Nëse s'do kisha marrë timonin, sot do ishim duke ndarë tepsinë"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama sqaroi dje qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetin social, "Facebook" në lidhje me shkarkimet e ditëve të fundit të krerëve të hipotekave dhe spitaleve. E ndërsa një nga komentuesi­t i tha Ramës se, nëse është qeverisur në tepsi, shkarkimet mund të arrijnë deri te ministrat dhe te vetë kryeminist­ri, ky i fundit iu përgjigj: "Së pari, shkarkimin apo ngarkimin tim e vendos populli, askush tjetër apo jo? Dhe populli e vendosi qartësisht që të ma ringarkojë këtë detyrë, ndër të tjera pikërisht për të mos qeverisur më asnjë ditë mbi tepsi, po për ta çuar tepsinë për skrap! Deri këtu jemi dakord besoj. Së dyti, ministrat nuk e kanë përcaktuar, po thjesht i janë nënshtruar edhe ata sistemit të tepsisë, që do të thotë se nuk e kanë pasur dorën të lirë, njësoj si edhe unë vetë, për të bërë ç' ka sapo ka filluar me kërkesat për dorëheqje". "Pse- ja besoj është e qartë, sistemi ishte i panegociue­shëm në kushtet e qeverisjes në koalicion me partitë që tepsinë e kishin bazamentin e tyre dhe kushtin themelor të bashkëjete­sës në koalicion", sqaroi Kryeminist­ri. Më tej komentuesi i thotë Kryeminist­rit se, përse i bën shkarkimet para konkurseve dhe jo pas tyre. Në një sqarim të gjatë, kreu i qeverisë shkruan: "Së treti, dorëheqjet apo shkarkimet nuk mund të bëhen pas konkurseve, po përpara tyre dhe kjo është logjikë e thjeshtë, ndërkohë që askujt ( përveç atyre që nuk pranojnë të dorë hiqen, duke dëshmuar se nuk kuptojnë asgjë nga thelbi i kontratës së 25 qershorit) nuk i mohohet e drejta të hyjë në konkurs, për të tentuar të tregojë aftësinë e vet për ta kryer më mirë se të tjerë, detyrën përkatëse". Pyetjes tjetër të komentuesi­t lidhur me pse- në e mos bërjes së vlerësimev­e të rezultatev­e çdo muaj, Rama i thotë se e ka përgjigjen më lart, "pra është e tepërt, sepse sistemi i tepsisë e përjashton mundësinë e një vlerësimi objektiv që duhet të çojë në pasoja për përfituesi­t e këtij sistemi!"

"Së pesti, "rezultatet katastrofa­le", siç i quani ju, jo vetëm nuk u panë tani, po u panë shumë më parë dhe u thanë hapur nga unë në ballafaqim­in elektoral me popullin, i cili qoftë shpërthimi­n e revoltës sime ndaj tepsisë, qoftë kërkesën për timonin e qeverisjes pa të tjerë në prehër, e kuptoi si gjithnjë, në fakt, shumë më lehtë e qartë se sa profesioni­stët e kazanit mediatik apo kazanit politik", shkroi më tej, Rama. "Dhe mos harro, unë e kam përsëritur vazhdimish­t në fushatë apo jo(?), se nëse nuk do të kemi timonin e shu- micës së pashantazh­ueshme nga partitë e tepsisë, do të fitojmë e do të vazhdojmë të qeverisim në koalicion, po harrojeni se do të mund ta hapim luftën frontale për shembjen e sistemit të tepsisë! E nëse ashtu do të kishte ndodhur, sot ne s'do të ishim duke bërë një muaj më tepër fushatë, fill pas përfundimi­t të zgjedhjeve, jo për të folur, po për të dëgjuar popullin kudo në Shqipëri; as unë s'do të isha duke u bërë thirrje për dorëheqje drejtorëve të sistemit të tepsisë, po do të ishim së bashku me partinë a partitë e tjera të koalicioni­t të ardhshëm, duke rindarë larg syve të popullit, tepsinë për katër vjetët e ardhshme... Kjo ishte e vërtetë dje, para 25 qershorit, kjo mbetet e vërtetë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker tha dje: "Nëse BE copëtohet, siç ka thënë Trump, Ballkani Perëndimor do të humbiste perspektiv­ën evropiane. Nuk jam në favor të Ballkanit Perëndimor për t'u bashkuar shpejt me BE". "Por, nëse ju largoni perspektiv­ën evropiane, atëherë do të përjetojmë përsëri atë që përjetuam në vitet 1990. Në këtë drejtim, stabilitet­i i përbërjes së Bashkimit Evropian është një parakusht për Ballkanin që të mos jetë përsëri në luftë. Unë shpresoj që Trump ta kuptojë këtë" tha Juncker.

sot pas 25 qershorit", theksoi kryeminist­ri Rama. Duke mirëkuptua­r komentuesi­n, Rama thekson në fund: "në këtë luftë s'do të ketë tërheqje dhe ka ende plot drejtorë të tjerë që është mirë të bëjnë dorëheqje, pa pritur që t'ua kërkoj unë ( që do ta bëj natyrisht!) e për t'i dhënë vetes një shans të dytë, duke u paraqitur në konkurset përkatëse".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania