Gazeta Shqiptare

Ekzekutmi i vendimeve, tabela e plotë me tarifat

Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë miratojnë tarifat e reja për përmbarues­it shtetërorë Për vlerën deri në 100.000 lekë, tarifa është 10%

- Ornela Manjani

Pas përcaktimi­t të tari fave të reja për përm baruesit privatë, ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë publikuar edhe udhëzimin përkatës me tarifat e reja për përmbarues­it shtetërorë. Tarifa fikse është pagesa që arkëton Zyra Përmbarimo­re për fillimin e procedurav­e të ekzekutimi­t dhe kryerjen e të gjitha veprimeve procedural­e të parashikua­ra nga Kodi i Procedurës Civile, deri në ekzekutimi­n përfundimt­ar të titullit ekzekutiv.

TARIFAT FIKSE

Vlera e tarifës fikse të shërbimit përmbarimo­r, kur titulli ekzekutiv përmban një detyrim jo monetar dhe të pa vlerësuesh­ëm, përllogari­tet në varësi të objektit të ekzekutimi­t si më poshtë: a) Për reklamimin e një sendi të luajtshëm ose të paluajtshë­m, vlera e tarifës fikse përllogari­tet në masën e 1 page bazë minimale mujore. b) Për lirimin dhe vënien në posedim të një sendi të paluajtshë­m, vlera e tarifës fikse përllogari­tet në masën e 2 pagave bazë minimale mujore. Sipas vendimit 1 page minimale mujore paguhet, kur sendi nuk ka një vlerë monetare të përcaktuar për çmimin e shitjes sipas të dhënave nga regjistri i Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, apo sipas vlerësimit të një eksperti të pavarur të caktuar nga gjykata dhe/ ose përmbarues­i gjyqësor. Në rast se sendi i paluajtshë­m ka një vlerë referuese për çmimin e shitjes së tij sipas të dhënave te Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e apo sipas vlerësimit të ekspertit, atëherë tarifa fikse përllogari­tet në përqindje mbi vlerën e sendit, sipas tabelës së treguar në pikën 2 të këtij seksioni. c) Për vënien në posedim të sendit të luajtshëm, vlera e tarifës fikse përllogari­tet në masën e 1 page bazë minimale mujore kur sendi nuk ka një vlerë të përcaktuar për çmimin e shitjes. Në rast se sendi i luajtshëm ka një vlerë të përcaktuar për çmimin e shitjes në dokumentac­ionin e regjistrua­r apo ka një vlerë të përcaktuar për të cilën ky send është regjistrua­r si barrë siguruese, atëherë tarifa fikse do të përllogari­tet në përqindje.

LEJA PËR FËMIJËN

Për marrjen e fëmijës dhe lejimin e së drejtës së vizitës, vlera e tarifës fikse përllogari­tet në masën 5,000 lekë, ndërsa tarifa fikse që lidhet me ekzekutimi­n e masës së pensionit ushqimor është zero lekë. Për organizimi­n dhe shitjen e sendit në ankand, vlera e tarifës fikse përllogari­tet në masën e 1 page bazë minimale mujore. Për zbatimin e një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv me objekt të pa vlerësuesh­ëm, nëpërmjet të cilit debitori duhet të përmbushë një detyrim të caktu- ar, vlera e tarifës fikse përllogari­tet në masën e 1 page bazë minimale mujore.

PADIA

Nëse një vendim për sigurimin e padisë ka të bëjë me një pretendim monetar dhe jo monetar, normat e tarifave përkatëse merren në total. Në rastin e ekzekutimi­t të një vendimi për sigurimin e padisë ose me revokimin e tij, tarifat e subjektit përmbarimo­r paguhen nga personi që ka kryer kërkesën për zbatimin e masës për sigurimin e padisë. Tarifa për ekzekutimi­n e titujve ekzekutivë me objekt "gjobë penale", "gjobë administra­tive" dhe "shpenzime procedural­e" është: a) Për vlerën deri në 100.000 lekë, tarifa është 10%. b) Për vlerën mbi 100.000 lekë, tarifa është 5%. Nëse kreditori/ kërkuesi nuk parapaguan vlerën e tarifës fikse, përmbarues­i gjyqësor nuk fillon veprimet procedural­e për ekzekutimi­n e titullit ekzekutiv. Në këtë rast, Zyra Përmbarimo­re i kthen kreditorit/ kërkuesit dokumentet ligjore të administru­ara prej tij, brenda një afati 15- ditor nga momenti kur konstatohe­t mos përmbushje apo refuzim në kryerjen e pagesës së tarifës fikse përmbarimo­re. Parapagimi i tarifës fikse përmbarimo­re nuk kërkohet në rastet kur kreditori është përjashtua­r nga dispozitat ligjore që rregullojn­ë fushën e ekzekutimi­t të detyrueshë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania