Gazeta Shqiptare

Përgjysmoh­et Lotaria Amerikane, kush do të jenë më të favorizuar­it në aplikim

Presidenti amerikan mbështet iniciativë­n ligjore të dy senatorëve "Dhënia e Green Card të bëhet në bazë të një sistemi pikësh"

-

Donald Trump do të fir mosë përgjysmim­in e Lotarisë Amerikane, ku aplikojnë çdo vit edhe mijëra shqiptarë. Ai ka mbështetur iniciativë­n ligjore të dy senatorëve republikan­ë Tom Koton dhe David Perdju, të cilët kanë dorëzuar një projektlig­j në kuadër të luftës kundër emigracion­it. Mediat amerikane shkruajnë se propozimi ka marrë edhe aprovimin paraprak të Trump që ka premtuar ulje me 50% të emigrantëv­e të ligjshëm. Projektlig­ji parashikon heqjen e Lotarisë Amerikane, përgjysmim të dhënies së Green Card, si dhe reduktim drastik i lejeqëndri­meve që u jepen qytetarëve të huaj. Duke mbrojtur projektlig­jin, Trump është shprehur se kjo reformë është një plan i mirë dhe në të mirë të Shteteve të Bashkuara. Ai e konsideroi këtë reformë "një nga më të rëndësishm­et të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli". Ndryshimet në ligj parashikoj­në që dhënia e Green Card të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëv­e. Sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesiona­le të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre. Trump kritikoi sistemin e deritanish­ëm, që jepet me lotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA- në. "Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të huaj të pakualifik­uar, që u marrin punën amerikanëv­e" - tha Trump, i cili që nga ardhja në pushtet ka marrë një sërë masash kundër emigrantëv­e. Presidenti kritikoi sistemin e deritanish­ëm, që jepet me lotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA- në. Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të huaj të pa kualifikua­r, që u marrin punën amerikanëv­e. Sipas Trump kjo rëndon "punëtorët amerikanë, taksapague­sit dhe burimet e komunave". Nëse në të ardhmen vijnë më pak të pa kualifikua­r që shtyhen në tregun amerikan të punës, kjo krijon shanse për punëtorët amerikanë. Projektlig­ji i ri i përgatitur nga senatorët Tom Cotton dhe David Perdue parashikon shpërndar- jen e më pak lejeve të qëndrimit për refugjatët deri në 50.000 në vit.

Demokratët dhe disa republikan­ë si dhe shumë grupe për të drejtat e njeriut e kundërshto­jnë propozimin, duke thënë se do të ketë efektin e kundërt:

“Shumë imigrantë pa kualifikim japin një kontribut jetik në këtë vend. Ata ndihmojnë në funksionim­in e fermave, në fabrika, por edhe në shtëpi të amerikanëv­e. Pa këta njerëz të gjithë ne do ta kemi shumë më të vështirë të bëjmë punët që kemi, do të jetë më i vështirë funksionim­i i ekonomisë,” thotë Kim Rueben e Institutit Urban.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se mbështetja që i dha zoti Trump propozimit është një përpjekje për të inkurajuar debatin ko-

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

mbëtar mbi imigracion­in për t’i dhënë shtysë drejt zgjidhjes një prej premtimeve të tij kryesore në fus- hatë. Por nuk është e qartë nëse Kongresi do ta hedhë së shpejti në votë propozimin.

Afp

 ??  ?? Ambasada amerikane
Ambasada amerikane
 ??  ?? Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania