Gazeta Shqiptare

Dy fjalë për dosjet, Kadarenë dhe "hakmarrjen" e Kakusë

-

kanë marrë pjesë aktive në torturimin çnjerëzor të "armiqve të klasës", që sot jo vetëm kanë funksione të nderuara, por na japin edhe leksione demokracie.

Para rreth një viti parlamenti miratoi ligjin për hapjen e dosjeve, i cili natyrisht që nuk kishte për qëllim ta zgjidhte raportin e shoqërisë dhe të shtetit shqiptar me të shkuarën komuniste, por thjesht të bënte sikur. Sepse nuk mund të pritej që këtë ta bënte e majta e Edi Ramës.

I qartë për mangësitë e tij, por sidomos për qëllimin e mbrapshtë nga u nisën për ta miratuar, kam thënë atëherë se edhe atij ligji të keq mund t'i merret diçka e dobishme për vendin. Dhe sot, duke ndjekur me trishtim debatin e stisur të letrës së Kadaresë për të shfajësuar Kakunë në vitin 1980, jam shumëfish i bindur për këtë. Të paktën disa institucio­ne mund t'i kishim pastruar nga fosilet e Sigurimit të Shtetit, operativë apo bashkëpunë­torë qofshin ata. Duke nisur nga parlamenti dhe duke vazhduar pastaj me të tjerat.

Disa muaj më parë i kërkova publikisht kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, që t'i drejtohej Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit për të hapur dosjet e të gjithë deputetëve, por nuk pati asnjë reagim. Ka ende kohë për ta bërë këtë dhe nuk kemi pse presim shtatorin, kur të mblidhet parlamenti i ri. Kjo shoqëri, që ka hequr shumë nga e kaluara, nuk mund të mbajë në kurriz deputetë, ministra, gjykatës dhe nëpunës të tjerë të lartë, madje as analistë dhe gazetarë, që janë të implikuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Është e pakapërdis­hme që ne i kushtojmë kaq shumë energji dhe kohë një letre të Ismail Kadaresë pa pasoja ( sepse as Kakuja dhe as ai vetë nuk u arrestuan), ndërkohë që kemi gati para syve me miliona dokumente gjëmash, të cilat kanë çuar mijëra njerëz në litar, në pushkatim, burgje dhe internime.

Lexova diku një lajm, ku citohej Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit të thoshte se deri tani janë çuar njoftime për rreth 600 zyrtarë, të cilët kanë rezultuar me probleme të pastërtisë së figurës. Nuk dua të dyshoj në përkushtim­in dhe përgjegjsh­mërinë e kryetares Genta Sula, për të cilën kam respekt, por druaj shumë se gjetjet e Autoriteti­t, edhe nëse ai punon me kapacitet të plotë, do të merren seriozisht dhe nuk do të përdoren në mënyrë selektive nga kjo qeveri.

Dhe për sa kohë nuk do të ketë vullnet të fortë politik për t'u ndarë realisht me të shkuarën, mos u çudisni kur të na serviren herë pas here letra si ajo e Ismailit, që i drejtohej Enverit për Kakunë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania