Gazeta Shqiptare

Kryeregjis­truesit, Bardhi s'miraton dorëheqjet, Rama i anulon urdhrin

Kryeminist­ri përplaset me ministrin teknik të PD: Qeverinë e drejtoj unë Ministri i Drejtësisë: Do bëjmë hetim administra­tiv

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi janë përplasur dje për dorëheqjet e drejtorëve të hipotekave. Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi vendosi të mos miratojë kërkesat për dorëheqjen e drejtuesve të Hipotekave të Tiranës, Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj. Në një deklaratë të dhënë për mediat bëhet e ditur se ministri teknik ka kërkuar që më parë të përfundojë një hetim administra­tive ndaj tyre dhe më pas të miratohet largimi nga puna. Madje, në rast se do të ketë shkelje, Bardhi kërkon dhe procedim disiplinor. Pas këtij njoftimi, Zyra e Kryeminist­rit njoftoi se "Shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administra­tiv i ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë". "Nëse nga hetimi administra­tiv do të verifikohe­n shkelje të ligjit, regjistrue­sit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë", thuhet në njoftimin e Kryeminist­rit. "Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkelë këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeminist­ri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeminist­ri, të veprimeve administra­tive apo komunikime­ve të ministrave me publikun", thekson Rama në këtë njoftim për median. Kryeminist­ri Edi Rama u kërkoi dorëheqjen krerëve të hipotekave gjatë një takimi me ta në kryeminist­ri. Ndërsa ministri në vendimin e tij argumenton se "duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimi­t publik të Kryeminist­rit të Shqipërisë, se këta funksionar­ë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individual­e me njerëzit, ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurav­e të miratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimi­n e një hetimi të plotë administra­tiv mbi veprim- tarinë e këtyre funksionar­ëve publikë". Për këtë qëllim, ministri Bardhi, ka urdhëruar të ngrihen 3 grupe kontrol-

li, me qëllim inspektimi­n e veprimtari­së së Regjistrue­sve në ZVRPP përkatëse. Sipas këtij vendimi afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë nga hyrja në fuqi e urdhrit. "Ministri i Drejtësisë shpreh vendosmëri­në e tij se të gjithë regjistrue­sit e ZVRPP, që kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme të qytetarëve shqiptar, do të largohen nga detyra me masë disiplinor­e "Shkarkim nga detyra", me qëllim shmangien e ushtrimit të funksionev­e publike në të ardhmen. Që nga data e fillimit të detyrës së tij dhe

deri më sot, ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të rreth 1/ 4 së të gjithë regjistrue­sve të ZVRPP dhe garanton se nuk do të hezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohe­t cenimi i interesave të qytetarëve apo abuzimi me detyrën", thuhet në njoftim. "Për ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin e qytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri në nivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra me dorëheqje", thuhet në njoftim. Sipas ministrit "Qeveria shqiptare ka një kod sjelljeje dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkelë këtë kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga kryeminist­ri", e paralajmër­oi dje Rama, ministrin teknik.

teknik, "largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoritete­ve përgjegjës­e për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këta zyrtarë me masë disiplinor­e "Shkarkim nga detyra", apo duke përcjellë informacio­nin për shkeljet e tyre në organet kompetente. Kjo do të pamundëson­te, që në rrethana të caktuara, apo për qëllime politike të momentit, këta funksionar­ë të rikthehesh­in në funksione publike në administra­të shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin e interesit të qytetarëve përsëri në të ardhmen".

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania