Gazeta Shqiptare

Ekstradimi i Ballist Morinës, Bushati: Besojmë te pala kroate

Ministri i Jashtëm flet për raportet me Serbinë: Jemi në një tryezë shahu "Shpresojmë që çështja do të zgjidhet në mënyrë racionale"

-

Shteti shqiptar është angazhuar drejtpër drejtë për të mos lejuar ekstradimi­n e Ballist Morinës në Serbi. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati konfirmoi edhe dje përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim me shtetin kroat, që nga komunikimi i dy kryeminist­rave pak ditë më parë në Podgoricë e deri veprimet e tjera të institucio­neve shtetërore. Ai është besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyrë racionale. "Më lejoni t'ju them se shteti shqiptar ka vepruar me të gjitha normat ndërkombët­are, duke i dhënë asistencë Ballist Morinës, si dhe duke e vizituar ku mbahet aktualisht. Ka pasur edhe një komunikim në Podgoricë mes dy kryeminist­rave. I njëjti komunikim është edhe mes dy shteteve. Rregullat e ekstradimi­t janë të qarta. Pavarësish­t fjalës së gjyqësorit, i takon qeverisë kroate të vendosë. Jemi besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyrë racionale", tha Bushati dje nga Shkodra për "Ora News". Marrëdhëni­et mes dy vendeve tona, ai i krahason me një tryezë shahu, ku secila palë bën lëvizjet e saj. Por, për të mos u lodhur në kërkimet e shembujve, ai i referohet Italisë, e cila refuzoi pak kohë më parë një kërkesë të ngjashme që bëri "Ka një komunikim në nivel qeveritar në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë me Ballist Morinën. Fjala përfundimt­are, pavarësish­t vendimmarr­jes së gjyqësorit, në të tilla raste i takon qeverisë kroate dhe ne jemi besimplotë se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë racionale", tha dje Bushati.

Serbia për Ballist Morinën. "Kjo është një çështje ligjore, që secili shtet ka procedurat e veta dhe e kam të vështirë të komentoj zhvillimet mbi këtë çështje. Për ne ka qenë shqetësim që ditën e parë, duke qenë që sjell historinë

fatkeqe sa herë kujtohet çështja e Beogradit, ndaj besojmë edhe nga komunikimi me palën kroate, se ka qartësi çfarë pasojash ka një veprim i tillë", u shpreh ministri Bushati. Sa herë kthehet në qendër të vëmendjes çështja e Beogradit, pasojat që ajo sjell dihen thotë Bushati. "Jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën lëvizjet që i gjykon me dobiprurës­e. Serbia i ka bërë veprimet e saj. Kemi precedenti­n italian, ku ju refuzua kërkesa Ser-

bisë. Ne besojmë që Kroacia duhet të ndjekë këtë precedent. Marrëdhëni­et mes dy vendeve duhen kultivuar dhe përmirësua­r në funksion të stabilitet­it demokratik", u shpreh ministri i Jashtëm. Ideatori i flamurit "Autochthon­ous", që u ngrit në stadiumin serb, u ndalua në muajin qershor nga policia e Kroacisë, të cilat thanë se Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, kur është ndaluar nga autoritete­t.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
 ??  ?? Ballist Morina
Ballist Morina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania