Gazeta Shqiptare

Atentati te "Komuna e Parisit", ja si u plagos 24- vjeçari nga Bulqiza

Policia: Ngjarja mori shkas pas një sherri banal të ndodhur mes palëve disa ditë më parë Identifiko­hen 4 autorët që bënë "luftë" në mes të Tiranës

-

Luftë" në mes të Ti ranës, por ende asnjë i arrestuar. Shkëmbimi i zjarrit te kryqëzimi i "Komunës së Parisit" ku mbeti i plagosur 24- vjeçari nga Bulqiza, Lorenc Hoxha ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, mbrëmjen e së premtes. Policia ka shkuar shpejt në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet, por ndonëse ka zbuluar autorët e krimit, ende nuk ka bërë të mundur prangosjen e tyre. Një ditë pas përplasjes m armë zjarri, "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë videon e atentatit, ku mbeti i plagosur i riu Hoxha. Videoja që është dorëzuar edhe në polici, është regjistrua­r në kryqëzimin e "Komunës së Parisit" dhe gjithë skena ka ndodhur teksa mjetet prisnin të hapej semafori, rreth orës 19: 51. Në video duket qartë momenti kur dy të rinj zbresin nga një fuoristrad­ë e zezë tip "BMW" dhe me targa AA 655 MO, njëri i veshur me pantallona të shkurtra dhe me bluzë me ngjyrë të çelët, ndërsa tjetri mban veshur pantallona të zeza, të gjata. Ata dalin nga makina dhe i afrohen një mjeti tjetër (" Benz"- it me ngjyrë të bardhë ku udhëtonte Lorenc Hoxha). Pas disa sekondash dëgjohen të shtëna me armë. Me shpejtësi agresorët futen në makinë, e cila drejtohet me shpejtësi drejt rrugës "Sulejman Delvina", në një rrugicë. Automjeti i 24- vjeçarit nuk dallohet nga kamera, pasi gjendet para fuoristrad­ës. Ndërkaq, Lorenc Hoxha ka braktisur automjetin e tij dhe është dërguar në spital ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndaj dhe policia ka arritur të identifiko­jë autorët e krimit. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale: K. K., I. Q., D. R. dhe L. R. përkatësis­ht 27, 26, 27 dhe 23 vjeç, të katër banues në Tiranë. Policia nuk arriti t'i arrestojë agresorët edhe pse ngjarja ka ndodhur në momentin e fluksit të trafikut në rrugë. Mësohet se katër të rinjtë që dyshohen si autorë të ngjarjes kanë njohje me të plagosurin dhe janë të gjithë nga Bulqiza. Pas kryerjes së hetimeve hetimore paraprake, burime nga policia e kryeqyteti­t pohuan se ngjarja ka marrë shkas pas një sherri banal mes palëve të ndodhur disa ditë më parë në afërsi të sheshit "Skënderbej". Policia dhe prokuroria e Tiranës janë duke hetuar intensivis­ht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si dhe kapjen e katër autorëve. Sipas burimeve policore, Lorenc Hoxha nga Bulqiza është plagosur me një plumb në shpatull, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga fotot e postuara, 24- vjeçari që i mbijetoi atentatit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes, duket se është i apasionuar pas mjeteve luksoze.

 ??  ?? 24- vjeçari i plagosur, Lorenc Hoxha
24- vjeçari i plagosur, Lorenc Hoxha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania