Gazeta Shqiptare

Tragjedi në familjen Metallari, ndërron jetë në spital edhe bashkëshor­tja e policit të vrarë

Pas krimit në familje, 21- vjeçari: Uroj që nëna të më falë

-

TIRANË - Afro dy javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bathore, ku 21- vjeçari Mirald Metallari vrau babain e tij polic për një bordurë betoni dhe plagosi nënën, është rënduar bilanci i krimit në familje. Pas 13 ditësh qëndrimi në spital ( mesditën e djeshme) ka ndërruar jetë 47- vjeçarja Nurie Metallari. Me gjithë ndihmën e mjekëve, nëna e të riut nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë me 3 plumba në trup 62vjeçari Myftar Metallari dhe u plagos po me kaq plumba dhe bashkëshor­tja e tij, ndodhi rreth orës 11: 20 të datës 24 korrik të këtij viti. E gjithë skena e krimit ndodhi brenda shtëpisë njëkatëshe të familjes me origjinë nga Gabrica e Kukësit, në rrugën "Besëlidhja", në periferi të kryeqyteti­t.

KRIMI NË FAMILJE

Sipas policisë, i riu Mirald Metallari ka nisur të debatojë me të atin për një bordurë betoni. Mësohet se një pjesë e bordurës ishte ndërtuar nga 21vjeçari dhe mesa duket puna e tij nuk i ka pëlqyer të atit. Ky i fundit i kishte kërkuar llogari djalit se përse nuk e kishte ndërtuar ashtu siç duhej, duke qenë se nuk mund ta prishnin edhe një herë për ta nisur nga fillimi. Burime e policisë pohuan se ka qenë pikërisht ky debat mes tyre që ka degraduar deri në tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre. Fillimisht, babë e bir janë konfliktua­r verbalisht me njëri- tjetrin, ndërsa në sherr e sipër, Miraldi ka marrë armën e shërbimit të të atit, të cilën ky i fundit e mbante në banesë. Në atë moment, nëna e 21- vjeçarit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën ndërsa i riu ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të tyre. Për pasojë, 62- vjeçari, i cili ishte punonjës policie në komisariat­in nr. 6 në Kamëz, mbeti i vrarë në vend, ndërsa bashkëshor­tja e tij mbeti e plagosur rëndë. Pas një telefonate të mbërritur në numrin e Emergjenca­ve 112 për të shtëna me armë zjarri në Bathore, në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Burimet e mësipërme thanë se 21- vjeçari u arrestua rrugës teksa ishte duke dërguar nënën e tij për në Spitalin e Traumës për t'i dhënë ndihmën e shpejtë. I riu është marrë në pyetje nga policia për të zbardhur motivin e krimit.

 ??  ?? 21- vjeçari i arrestuar, Mirald Metallari
21- vjeçari i arrestuar, Mirald Metallari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania