Gazeta Shqiptare

Operacioni në "Don Bosko", lihen në burg 2 nga 3 të arrestuari­t

Çau me makinë postblloku­n e policisë, familjarët e të plagosurit Peca: "Citroeni" u qëllua me 13 plumba, do bëjmë padi Iu gjet kokainë në banesë, lirohet 50- vjeçari Murati, në kërkim i biri

-

Gjykata e Tiranës dje ka lënë në burg, dy prej tre personave, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, pasi thyen postblloku­n e policisë në zonën e "Don Boskos". Gjatë operacioni­t antidrogë të koduar "Përpjekja e Fundit", i cili degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e Policisë, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 435.2 gr kokainë. Pas paraqitjes së provave materiale nga prokurori i çështjes, togat e zeza të kryeqyteti­t vendosën masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 24- vjeçarit Ardit Murati, ndërsa kanë dhënë "detyrim paraqitje" për babain e tij 50- vjeçar, Shehat Murati. Policia gjeti në banesën e këtij të fundit rreth 50 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, krahas 385 gr që u gjet në automjetin ku u arrestuan Ardit Murati dhe Bledi Peci. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore Shehat dhe Ardit Murati ( babë e bir) deklaruan se nuk kishin dijeni për kokainën që u gjet në banesën e tyre. Ata kanë thënë se lënda narkotike i përkiste Arbër Muratit, djalit tjetër të familjes Murati dhe se ata s'kishin dijeni për këtë. Gjithashtu, është lënë në qeli edhe i plagosuri Blendi Peca, i cili drejtonte në automjetin "Citron", që nuk ndaloi pas urdhrit të bluve. Masa e sigurisë ndaj 27vjeçarit Peca është dhënë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ai ndodhet nën kujdesin mjekëve. Ndërkohë, policia vijon punën për E ndërsa kanë kaluar tri ditë nga operacioni antidrogë në zonën e "Don Boskos", në kuadër të së cilit u arrestuan tre persona, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Mësohet se makina që përdornin agjentët e antidrogës mbrëmjen e 1 gushtit, për të ndjekur të dyshuarin Blendi Peca, i përkiste një të arrestuari për trafik droge.

arrestimin e 22- vjeçarit Arbër Murati, i cili ishte së bashku me Pecën në automjetin që u qëllua nga plumbat, por mundi të largohej.

OPERACIONI

Bledar Peca dhe Ardit Murati u arrestuan nga policia të martën, gjatë një operacioni antidrogë në zonën e "Don Boskos", pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin theu postblloku­n. Policia bëri të ditur se kishte të dhëna që dy të rinjtë dhe

Arbër Murati lëviznin të armatosur me një automjet në Tiranë. Blutë qëlluan me armë në ajër dhe në drejtim të gomave të makinës, ndërsa mbeti i lënduar Bledar Peca për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit. Policia i ka bërë shenjë automjetit të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të policisë. Drejtuesi i mjetit ka lëvizur me shpejtësi, duke bërë disa manovra të cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur një automjet të ndërhyrjes. Në këtë moment, me qëllim parandalim­in e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, policia i ka paralajmër­uar duke qëlluar në ajër, më pas në drejtim të gomave te automjetit. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit pas shpimit të gomave nga policia pas tentativës për t'u larguar, i riu Peca mbeti i plagosur dhe u transportu­a në spital, ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën. Pas ndalimit, Bledar Pecës iu gjet dhe sekuestrua në makinë 385 gr kokainë, ndërsa një tjetër sasi kokaine është gjetur në banesën e të shpallurit në kërkim Arbër Murati ( 50.2 gr kokainë)

FAMILJARËT E TË PLAGOSURIT

Familjarët e Blendi Pecës, i plagosur katër ditë më parë gjatë operacioni­t te "Don Bosko", kanë një tjetër version për ngjarjen. Ata pretendojn­ë se historia nuk është aspak ashtu siç thotë polica. Sipas familjarëv­e të Pecës, kanë qenë agjentët e antidrogës, ata që e kanë përplasur mjetin me të cilin lëvizte, një "Citroen". Jo vetëm kaq, por ata kanë ushtruar dhunë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij. Familjarët pohuan se do të ngrenë një padi për mënyrën se si është trajtuar djali i tyre.

 ??  ?? 22- vjeçari në kërkim, Arbër Murati
22- vjeçari në kërkim, Arbër Murati
 ??  ?? Ardit Murati në gjykatën e Tiranës
Ardit Murati në gjykatën e Tiranës
 ??  ?? Haki Çako
Haki Çako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania