Gazeta Shqiptare

Rrezik për kthimin e vizave, Haki Çako: Ja rregullat e reja për të kaluar kufirin

Urdhri, pakënaqësi tek qytetarët që udhëtojnë në "Schengen"

-

TIRANE - Duke vlerësuar se fenomeni i azilkërkim­it të shtetasve shqiptare në vende të Bashkimit Europian është bërë një shqetësim i madh që mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të tyre, me qëllim forcimin e kontrollit në dalje nga kufiri shtetëror, prej datës 1 gusht qarkullon një urdhër i firmosur nga kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. "Gazeta Express" ka mundur të sigurojë një kopje të këtij urdhri, i cili përmban 14 rekomandim­e, që duhet të zbatohen nga të gjithë punonjësit e Drej- torisë së Kufirit që kanë në kompetencë për të kontrollua­r daljet e shtetasve shqiptarë jashtë territorit tonë. "Në dalje të kufirit shtetëror të forcohet kontrolli i shtetasve që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet Shengen/ BE- së, duke kryer verifikime dhe intervisti­me të detajuara si: adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacio­nit ku do shkojë; ftesa e pritësit në vendin e destinacio­nit ( të përmbajë kontaktet e pritësit); biletë rezervimi për kthimin si dhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimev­e për kohën e qëndrimit", thuhet në urdhër. Kontrollet do të shtohen edhe ndaj agjencive turistike, me të cilat fare lehtë kushdo mund t'i përdorë për qëllime azili. Por që prej nisjes së zbatimit të këtij urdhri, mësohet se në aeroportin "Nënë Tereza" ka pasur pakënaqësi nga shtetasit shqiptarë që dalin jashtë kufirit, të cilët në disa raste i janë drejtuar edhe Policisë së Shtetit për të kryer denoncime. Gjithsesi, ky urdhër sensibiliz­imi për shqiptarët vjen në një moment kur Franca prej rreth një muaji ka ngritur shqetësimi­n e shtimit të numrit të shqiptarëv­e që kërkojnë azil në këtë shtet. Pak ditë më parë për këtë çështje në Francë kanë qenë dy ministrat shqiptarë, ai i Jashtmi Ditmir Bushati si dhe ai i Brendshmi ( që pritet të konfirmohe­t nga vetë Rama) të cilat janë takuar me ministrin e Jashtëm francez, ku çështja e emigracion­it dhe kërkesat për azil kanë qenë në fokus të diskutimev­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania