Gazeta Shqiptare

Tri shtete, 5 orë operacion për kapjen e gomones me drogë në det

-

TIRANË - Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me autoritete­t italiane dhe ato të Malit të Zi kanë finalizuar një operacion antidrogë duke arrestuar dy trafikantë, që tentonin të transporto­nin drogë me skaf. Policia deklaroi zyrtarisht se trafikantë­t janë duke eksperimen­tuar, por pa sukses, rrugë alternativ­e për shkak të vështirësi­së së hasur në ujërat shqiptare, ku operojnë forcat e policisë së kufirit dhe të Guardia di Finanza të Nuklit të Kufirit Detar të Durrësit dhe Vlorës. Informacio­net kalojnë në kohë reale nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, duke krijuar një rrjetë të pakalueshm­e për trafikantë­t. Ndjekja e gjatë prej pothuaj 5 orësh bëri të mundur bllokimin e gomones së fuqisë së lartë me tre motorë. Dy trafikantë­t u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex. Forcat e policisë së kufirit të Shqipërisë me koordinimi­n e QNOD, NUFROM i Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë dhe policia e kufirit të Malit të Zi kishin dalë në afërsi të kufirit ShqipëriMa­li i Zi, ku edhe ishte drejtuar gomonia, pasi i ishte afruar njëherë bregdetit të Termolit në Molizë nga ku edhe ka filluar ndjekja. Gjatë ndjekjes, trafikantë­t kanë hedhur në det ngarkesën, duke e bërë më të vështirë ndjekjen. Tashmë trafikantë­t dhe gomonia janë sekuestrua­r dhe u janë dorëzuar autoritete­ve gjyqësore italiane. Vijon rikuperimi i lëndës narkotike, ku ende nuk dihet pesha, pasi për shkak të errësirës është vështirë rikuperimi në det i lëndës narkotike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania