Gazeta Shqiptare

Hipoteka, procedurat online, tarifat për çdo shërbim

Aplikimi për kërkesë për regjistrim bashkimi dhe ndarje pasurish të paluajtshm­e Dokumentet, tarifat dhe afat për certifikat­ën

- 1. 2. 3. 4. 5. 6. 3. 4. 5. 6. 7.

Regjistrim­i i pasurisë, ndarja ose përpjesëti mi i saj në Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e mund të kryhet brenda 15 ditëve me një kosto prej 700 lekësh dhe pa pritur në radhë në dyert e zyrave të hipotekës. Në faqen e- albania çdo person që dëshiron të kryejë veprime me pronën mund të aplikojë online, të plotësojë dokumentet dhe të presë dokumentin në shtëpi, i cili vjen me anë të postës. Të gjithë procedurat me Hipotekën mund të kryhen online në e- albania. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë ë shërbimeve dhe tarifat që aplikon Hipoteka për të gjithë veprimet me pronën. Shërbimet elektronik­e i vijnë në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një kërkesë për regjistrim­in e bashkimit, ndarjes ose pjesëtimit të pasurisë së paluajtshm­e. Nëse pasuritë e paluajtshm­e në kufij të ngjitur me njëra- tjetrën janë pronë e të njëjtit pronar, si dhe i nënshtrohe­n në çdo rast të drejtave dhe detyrimeve të njëjta, me kërkesë të pronarit, regjistrue­si regjistron bashkimin e tyre, duke mbyllur kartelat që u takojnë këtyre pasurive të paluajtshm­e dhe duke hapur një kartelë apo disa kartela të reja për pasurinë apo pasuritë e paluajtshm­e që dalin nga bashkime të tilla, si dhe duke përditësua­r hartën kadastrale.

KËRKESA

Me kërkesën me shkrim të pronarit të vetëm apo të të gjithë bashkëpron­arëve për ndarjen e një pasurie të paluajtshm­e në dy a më shumë pjesë të kësaj pasurie, regjistrue­si bën regjistrim­in e ndarjes, duke mbyllur kartelën për pasurinë e paluajtshm­e që ndahet, hap kartela të reja dhe përditëson hartat kadastrale për pasuritë e paluajtshm­e të reja, që dalin nga ndarja dhe regjistron në kartelat e reja të gjithë informacio­nin që kishte kartela e mbyllur. Në asnjë rast regjistrue­si nuk lejon ndryshimin e pronësisë së pasurisë së paluajtshm­e, që fshin të drejtat reale mbi të. Kur një pronar dëshiron ta ndajë në pjesë pasurinë e paluajtshm­e të tij, regjistrue­si i kërkon atij të dorëzojë një plan rilevimi të nënndarjev­e të propozuara, të përgatitur­a prej një topografi të licencuar. Në të gjitha rastet e përcaktuar­a në pikat e mësipërme të këtij neni, pronarët dorëzojnë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e certifikat­ën origjinale të pasurisë që do të bashkohet ose do të ndahet, si dhe pajisen me certifikat­a të reja pronësie për pasuritë e krijuara.

SHQYRTIMI

Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPPsë dhe në varësi të informacio­nit kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronik­e te "Dokumentet Dokument identifiki­mi i përdoruesi­t: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin e- albania) Kërkesë e të interesuar­it ( e skanuar) Planrilevi­mi. Certifikat­ë pronësie Kartela e pasurisë Kontratë pjesëtimi ose vendim gjykate

HAPAT E PROCEDURËS

Identifiko­huni si qytetar ose si biznes në portal Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për regjistrim­in e bashkimit, ndarjes apo pjesëtimit të pasurisë së paluajtshm­e" Klikoni butonin "Përdor" Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, mbi pronën, mbi shërbimin/ shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.

Klikoni butonin "Dërgo" në faqen e fundit të formularit.

Shkarkoni mandatpage­sën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme.

Punonjësi i ZRPP- së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret kthen përgjigje me e- mail aplikuesit, me URL- në e shkarkimit të përgjigjes elektronik­e të ruajtur tek "Dokumentet e mia" në e- albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit. Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit 15 ditë pune

KOSTOT

e mia" në profilin e qytetarit në e- albania, si dhe me

shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), në zbatim të ligjit nr. 33/ 2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e funksionon Regjistri Elektronik i përpunimit të kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalish­t, në regjistër regjistroh­en numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimi­t të afatit për trajtim, sipas rendit kronologji­k. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP, pajiset me një numër identifiki­mi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronik­e dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te "Dokumentet e mia" ne e- al- bania dhe informimit me email për shkarkimin e përgjigjes elektronik­e. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrim­it.

NDREQJE GABIMESH

Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për korrigjim gabimesh në kartelë. Regjistrue­si korrigjon gabimet materiale në certifikat­ë dhe/ ose kartelën e pasurisë së paluajtshm­e, me kërkesë të pronarit, në rastet e mëposhtme: në rastin e gabimeve ose mungesave që nuk prekin interesat e një pronari tjetër; kur, pas një rilevimi, del se një sipërfaqe e treguar në kartelë nuk është në përputhje me aktin e fitimit të pronësisë. Në këtë rast, regjistrue­si njofton më parë të gjithë personat e shënuar në regjistër, të cilët janë të interesuar ose që preken nga ky korrigjim i propozuar; me vërtetimin e ndryshimit të emrit ose adresës së një pronari dhe me kërkesën me shkrim të pronarit, regjistrue­si regjis- tron ndryshimin në kartelë. Kur regjistrue­si vëren se në certifikat­ë ka gabime materiale, lëshon certifikat­ë të re, pasi janë depozituar certifikat­at e mëparshme të pronësisë. Urdhri i regjistrue­sit për korrigjimi­n e kartelës, në rastet e parashikua­ra në pikën 1 të këtij neni, mund të rishikohet nga kryeregjis­truesi. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPP- së dhe në varësi të in- formacioni­t kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e- mail, dërgimit të përgjigjes elektronik­e te "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në e- albania, si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), në zbatim të Ligjit Nr. 33/ 2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e funksionon Regjistri Elektronik i përpunimit të kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalish­t, në regjistër regjistroh­en numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimi­t të afatit për trajtim, sipas rendit kronologji­k.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania