Gazeta Shqiptare

"Zogu i Zi" me pamje të re, Veliaj thirrje për kursim të ujit

"Telefononi në 0800 44 88 e do ju sjellim furnizim shtesë"

-

Zogu i Zi" një nga nyjat kyçe të kryeqyteti­t do të ndërrojë pamje estetikish­t, çka do të thotë që nuk do të ketë ndryshim në sistemin e rrugëve, por thjesht në gjelbërimi­n e rrethores qendrore. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikoncepti­min e kësaj hapësire, për ta bërë atë të frekuentue­shme edhe për qytetarët e shumtë. Ndërsa për vendosjen e instilacio­nit në qendër të rreth- rrotullimi­t, bashkia po merr propozime nga skulptorë profesioni­stë. Po kështu, do të vihet në punë dhe shatërvani jofunksion­al. Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet në Selitë, pa harruar t'u bëjë thirrje qytetarëve të mos e shpërdoroj­në ujin. Veliaj deklaroi se situata është nën kontroll në mbi 90% të territorit, ndërsa në zonat e tjera, furnizimi po realizohet me ndihmën e boteve, në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë mungesën e ujit. "Teksa presim shirat dhe që moti të na shpërblejë me prurje nëpër rezervuarë e burime, është shumë e rëndësishm­e të vazhdojmë të kursejmë ujin e pijshëm. Çdo ujë që derdhet kot është duke lënë pa ujë dikë tjetër. Vazhdojmë të kemi nën kontroll mbi 90% të territorit të Tiranës dhe për të gjithë problemati­kën që kemi vetëm te zona e Unazës së Re, ish- zona e komunës Kashar, po vazhdojmë me tri turne botet. Në momentin e parë që njoftohemi, ne menjëherë bëjmë furnizime shtesë", theksoi kryebashki­aku Veliaj. Sa i përket rritjes së çmimit të ujit në Tiranë, Enti Rregullato­r do e marrë në shqyrtim vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa miratoi rritjen e çmimit të ujit në Durrës, çmim i cili do pasqyrohet në faturat e shtatorit.

 ??  ?? Projekti i “Zogut të Zi”
Projekti i “Zogut të Zi”
 ??  ?? Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania