Gazeta Shqiptare

Shkolla Ushtarake "Skënderbej", kush ishin studentët në vitet ' 76-' 78

Dokumentet arkivore, shkëputur nga libri "Skënderbeg­asit ndër vite", i autorëve Maksim Fejzulla e Kujtim Boriçi Nga Kudret Çela, te Gjokë Vuksani, lista emërore

-

Shkolla e bashkuar apo siç njihet shkolla e "begsave" ka qenë një ndër institucio­net e rëndësishm­e të arsimit. Në 45 vite të funksionim­it të Shkollës së Mesme të Përgjithsh­me Ushtarake "Skënderbej", në ' të, kanë punuar qindra mësues, pedagogë, ushtarakë dhe punonjës të shërbimeve të ndryshme. Në këtë pjesë të parë të shkëputur nga libri "Skënderbeg­asit ndër vite" i autorëve Maksim Fejzulla e Kujtim Boriçi, ne do të sjellim pikërisht listën e nxënësve që kanë mbaruar Shkollën e Bashkuar në vitet 1976- 1977.

Në vazhdim është lista zyrtare e nxënësve që kanë studiuar në Shkollën e Mesme të Përgjithsh­me Ushtarake "Skënderbej" nga 1976 deri më 1977, ndërsa në ditët në vijim do botojmë listën e studentëve deri më 1992 kur kjo shkollë u mbyll, nxjerrë nga fondi përkatës i Arkivit Qendror të Ushtrisë. Por për shkak të praktikës së ndjekur gjatë viteve në dokumentim, veçanërish­t në vitet e para të saj ( kadetëve që vinin nga lufta apo dhe të tjerë nga terreni kishin dosje jo në shkollë po në entin nga vinin), dëmtimeve në kohë e shkaqe të tjera që lidhen me pakujdesin­ë e administra­torëve të historikut të institucio­nit në dekada, kjo listë nuk është e saktë. Gjithsesi, kjo është lista zyrtare që ndodhet në Arkivin Qendror të Ushtrisë, e cila mendojmë që me përpjekje të tjera, konsulta e studime në arkivat e ish- njësive ushtarake, drejtorive të personelit në ministri e reparte, të pasurohet dhe të jetë e plotë në volumin pasardhës të "Skënderbeg­asit ndër vite...".

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania