Gazeta Shqiptare

Pa Kadarenë, Shqipëria do të ishte e mangët

- Mentor Kikia

një kohë kur nga Shqipëria niseshin vetëm anije me refugjatë. U bë zëri më i fortë i denoncimit të gjenocidit serb në Kosovë dhe ishte ndër të paktët shqiptarë, që i hapeshin dyert e i lexoheshin letrat në kancelarit­ë perëndimor­e.

Diktaturës nuk do t'i dhimbsej aspak ta sakrifikon­te këtë njeri në galeritë e kromit. E kishte thjesht procedurë. Sepse nuk ishte hera e parë që shkrimtarë, artistë e shkencëtar­ë ishin transformu­ar në minatorë e bujq. Por sot Shqipëria do të ishte e mangët pa Kadarenë. Shoqëria jonë do të ishte e mangët nëse do të kishte një Kadare, që priste të merrte këstin e radhës të dëmshpërbl­imit të burgut dhe jo Kadarenë që ka.

Është e turpshme që në një shoqëri që nuk ka dënuar asnjë ishfunksio­nar të diktaturës për krimet që kanë bërë, përjashtua­r ca gjyqe qesharake që u bënë në fillim të viteve ' 90, ku argument kryesor ishte se ish- udhëheqësi­t kishin ngrënë mish 3 herë në javë, pra kjo shoqëri guxon të anatemojë një shkrimtar pse nuk ka luftuar diktaturën.

Padyshim që Kadare nuk ishte një shkrimtar disident. Por, pady- shim që ai nuk ka as asnjë grimë përgjegjës­ie për atë që ndodhi nën diktaturë. Ai thjesht diti të luajë me diktaturën për të shpëtuar kokën e tij nga një makineri vrastare e për vazhduar rrugën e krijimtari­së. Mua më vjen ndot që në këtë vend ka njerëz, të cilët kontributi­n e vetëm kanë statuset në rrjetet sociale, që hedhin baltë ndaj Kadaresë. Kadare nuk është thjesht një shkrimtar, por një aset kombëtar, për të cilin dekada më pas nuk do të ketë debate idiote nëse ishte me nënë greke apo baba sllav. Ai e ka pastruar edhe këtë livadh. Është shqiptar!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania