Gazeta Shqiptare

PËR JASNA SHAMIÇ

- Jasna Shamiç

Programi i qëndrimit të Jasna Sham ic në Rezidencën e shkrimtarë­ve dhe përkthyesv­e letrarë ( i cili mbështet autorë nga rajoni dhe Europa dhe zhvillohet prej 5 vjetësh në Tiranë dhe qytete të tjerë të Shqipërisë, vjen si bashkëpuni­m me rrjetin TRADUKI, me Ministrinë e Kultures dhe disa prej Ambasadave të shteteve të ndryshme me qendër në Tiranë) i ofroi edhe kësaj autoreve mundësi të gjera për t’u përfshirë në jetën kulturore të kryeqyteti­t shqiptar dhe të disa qyteteve të tjerë, që kanë tërhequr vëmendjen e kësaj autoreje lidhur me traditat kulturore, të tillë si Durrësi, Berati, Kruja, si dhe përfshirje­n në veprimtari të tilla si “Hemingway’s Day ( ku Jasna Shamiç ndau me publikun e gjerë pvrvojat e saj gjatë vizitave në Kubë dhe tekstet që ajo ka shkruar mbi Hemingway- n) apo Festivalin e Jazz- it.

Veprimtari­të e Jasna Shamiç lidhen me specifika e shkrimeve, studimeve dhe filmave të realizuar nga ajo, që nga shkrimi i një romani epistolar e deti tek një teks mbi suveniret dhe shkrimtarë­t. Interesa të autores janë gjithashtu trashëgimi­a artistike dhe joartistik­e e totalitari­zmit apo gjurmët. Përpos këtyre në interes të saj ishin historia e besimeve dhe e kulteve, tema e mistikës dhe e sufizmit ( për këtë ajo ka vizituar dhe krijuar kontakte me Muzeun Kombëtar si dhe me Muzeun Bektashian, Tiranë, Sari Salltik që ndodhet në malin mbi Krujë.

Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë Jasna Shamiç ka botuar në portale të rëndësishm­e dy artikuj e reportazhe ne tematikën e Shqipërisë ( BEKTAŠIJSK­A TEKIJA TIRANA; TIRANA I TIRANI) , të cilat do të jenë pjesë e librit më të ri të saj, që është në proces botimi.

Jasna Shamiç ka lindur në Sarajevë ( 1949), qytet ku dhe ajo ka filluar shkollimin e më pas ka kryer studimet e larta në sistemin liceum, konservato­r, shkollë muzike dhe në vijim në Universite­tin e Sarajevës, ku studioi gjuhë dhe literaturë orientale: gjuhë dhe letërsi perse, arabe dhe turke.

Më pas ajo ka kryer specializi­me dhe teza pasunivers­itare për Gjuhësi të Përgjithsh­me dhe Turkologji, duke u thelluar me mbrojtjen e tezës doktorale pranë Fakultetit Filozofik të Sarajevës ( 1977), në Universite­tin e Parisit - Sorbonne Nouvelle, ku ajo paraqiti Doctorate d’Etatès Lettres ( 1984) me temën e saj mbi Sufizmin dhe Historinë.

Jasna Shamiç ka qenë Profesor i Letërsisë Orientale në Universite­tin e Sarajevës ( përjashtua­r pa arsye bindëse nga Fakulteti në vitin 1992). Në vitin 1992 ajo ushtroi detyrën si Drejtor i Kërkimeve Shkencore lidhur me CNRS ( Qendra Kombëtare Franceze e Kërkimit) dhe më pas si Profesor i Gjuhëve, Letërsisë, Historisë dhe Qytetërimi­t të Ballkanit pranë Universite­tit “Marc Bloch” të Strasburgu­t, ku dhe bashkëpuno­i me programet e Radios franceze: “Radio France Internatio­nale” dhe “France Culture”.

Që nga viti 1974 Jasna Shamiç ka qenë anëtare e Bashkimit të Shkrimtarë­ve të Bosnjës. Duke filluar nga viti 1996 ajo është gjithashtu anëtar i Bashkimit të Shkrimtarë­ve të Francës. Në vitin 2006 ajo u pranua anëtare e Klubit Ndërkombët­ar PEN për Bosnjën dhe Hercegovin­ën.

Në të shkuarën dhe sot Jasna Shamiç ka bashkëpunu­ar me revista letrare të njohura në rajonin tonë dhe në Europë, ka marrë pjesë në konferenca ndërkombët­are në shumë qendra studimore të botës dhe ka dhënë leksione në mjaft universite­te të ish- Jugosllavi­së dhe Europës. Jasna Shamiç është Drejtor i Knji• evna sehara ( www. balkan- sehara. com) për shqyrtimet letrar.

Si autore e shumë librave ( poezi, romane,) ajo ka botuar në gjuhën frënge dhe në gjuhën boshnjake. Shkruan gjithashtu edhe filozofi dhe ese.

Në vitin 2008 Jasna Shamiç fitoi Çmimit Letrar “Stendhal” ( Lauréate du program Missions Stendhal). Në vitin 2014 fitoi Çmimi “Gauchez- Pillippot”. Gjatë viteve 2014 dhe 2015 ajo është vlerësuar me Çmimin e Botuesve Boshnjakë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania