Gazeta Shqiptare

Manuali i ISSH: Nuk plotësoni vitet me sigurime, ja si të merrni pension pleqërie

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon procedurat për kontribute­t vullnetare Emigrantët, ja si të marrin pension në Shqipëri

- Ornela Manjani

Emigrantët që nuk plotësojnë vitet e sig urimit për të marrë pension pleqërie as në vendin ku punojnë dhe as në Shqipëri kanë një shans për t'u bërë pjesë e skemës së pensioneve. Sigurimi vullnetar, një mundësi për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen, brenda territorit të Shqipërisë dhe jashtë saj. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur një manual, i cili u vjen në ndihmë emigrantëv­e për të kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore me qëllim që kur të mbushin moshën e pensionit të jenë përfitues.

VITET E KALUARA

Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar. ISSH e iluston edhe me shembuj mënyrën e pagesës. Kështu një person që është në prag të mbushjes së moshës ose e ka mbushur moshën që të jetë në kushte përfitimi, minimalish­t duhet të ketë 15 vjet periudhë kontributi­ve të siguruar. Në rast se personi ka 12 vjet periudhë kontributi­ve, ka të drejtë të plotësojë 15 vitet e nevojshme duke blerë 3 vjet sigurim nëpërmjet skemës vullnetare. Masa e kontributi­t që do të paguhet nga shtetasi do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre- vjeçare. Masa kontributi­ve që do të derdhë qytetari për këtë periudhë është 5 184 lekë për një muaj.

KONTRIBUTI VULLNETAR

Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe Masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017, është 4 752 lekë, që i korrespond­on pagës minimale mujore ( 24 000 lekë x 21.6%). maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributi­n e detyrueshë­m.

PËRFITUESI­T

Procedurat për sigurimin vullnetar mund të kryhen pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në çdo qytet. Të drejtën për të përfituar nga kjo skemë e kanë jo vetëm emigrantët, po të gjithë shtetasit shqipraë, që nuk plotësojnë vitet e punës. Më konkretish­t në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshë­m apo ata që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshë­m dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Gjithashtu, të drejtën e kanë edhe ata persona që nuk janë pjesëmarrë­s në skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi, ndërkohë që kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

KONTRIBUTE­T

Masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017, është 4 752

 ??  ?? Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Instituti i Sigurimeve Shoqërore
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania