Gazeta Shqiptare

Sigurimi vullnetar, ja si të përfitoni zbritje të kontribute­ve

ISSH: Kuota mujore 5.184 lekë

-

Emigrantët,

por edhe ata persona që dëshirojnë të blejnë vitet e pensionit mund të përfitojnë nga skema e zbritjeve, të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për vitin 2017. Sipas rregullore­s të sigurimit vullnetar për vitin korrent për kontribute­t e parapaguar­a, të gjithë ata persona që paguajnë kontribute­t për një periudhë 3- mujore do të përfitojnë zbritje me 1.5%, ndërkohë që ata që kontribuoj­në për një periudhë 6- mujore iu aplikohet 3% ulje. Zbritje më të lartë përfiton çdokush që paguan kontribute­t e sigurimeve shoqërore për të gjithë vitin, duke iu aplikuar ulje me 6% nga shuma që duhej të paguante në kushte normale. Pas rritjes së pagës minimale për efekt të llogaritje­s së kontribute­ve, personat që sigurohen vullnetari­sht, vetëm për degën e pensioneve duhet të paguajnë një kuotë mujore prej 5.184 lekësh, nga 4 752 lekë që ishte më parë.

KUOTAT

Me këtë kuotë mujore, mund te paguhen edhe muajt për vitet e kaluar, për të cilat personi kërkon të bëjë sigurim vullnetar. Ndërkohë që, sigurimi vullnetar për vitin korent mund të bëhet për më shumë se paga minimale, duke zgjedhur deri në pagën maksimale që aktualisht është 105,850 lekë, me një kuotë mujore prej 22,865 le-

RREGULLORJ­A

Sipas rregullore­s të sigurimit vullnetar për vitin korrent për kontribute­t e parapaguar­a, të gjithë ata persona që paguajnë kontribute­t për një periudhë 3- mujore do të përfitojnë zbritje me 1.5%, ndërkohë që atyre që kontribuoj­në për një periudhë 6mujore iu aplikohet 3% ulje.

kësh. Përfitimet nga skema e sigurimeve përfshijnë pensionet bazë të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjar si dhe pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritje­ve mbi shumëfishi­n e pagave te paguara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania