Gazeta Shqiptare

Atentati te "Komuna e Parisit", arrestohen 4 autorët

Policia: Dejvis Rrustemaj nga Tropoja, autor i plagosjes së 25- vjeçarit Mariglen Hoxha nga Bulqiza Zbardhet ngjarja, të rinjtë u kapën në gjumë, në një hotel në Vlorë

-

Pak ditë pas atentatit të ndodhur te "Komuna e Parisit" ku mbeti i plagosi 25- vjeçari Mariglen Hoxha nga Bulqiza, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë që terrorizoi banorët e kryeqyteti­t. Mësohet se në pranga ka përfunduar 27- vjeçari Dejvis Rrustemaj nga Tropoja ( person me precedentë penalë), i cili kishte rolin e ekzekutori­t, si dhe 2 bashkëpunë­torët e tij, Klajdi Kodra dhe Igler Qose. Gjithashtu është prangosur dhe Ardit Xheferri ( përkrahës i autorit të krimit). Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se katër të rinjtë u kapën në një hotel në Vlorë teksa ishin në gjumë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për mënyrën se si katër agresorët u larguan nga Tirana në drejtim të jugut të vendit me të njëjtin mjet pa u ndaluar nga asnjë postbllok. Sipas hetuesve të çështjes, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën "Sulejman Delvina" ka marrë shkas pas një konflikti banal ( për xhirim gomash) të ndodhur pak ditë para atentatit. Gjithashtu, gjatë operacioni­t autorëve iu sekuestrua makina tip "BMW", me të cilën u krye atentati, dhe disa telefona të autorëve. Autori i atentatit ndaj Lorenc Hoxhës, Dejvis Rrustemaj është një emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi para 3 muajve i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në kryeqytet pranë një xhamie, në rrugën "Xhanfize Koko", pranë Kinostudio­s.

HETIMET

Sektori për hetimin e krimeve të rënda ndaj jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një hetimi të mirëfilltë disaditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumen-

timin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datë 03.08.2017 në rrugën "Sulejman Delvina", te Komuna e Parisit, Tiranë.

Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesiona­le u bë i

mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Mbi bazën e punës dhe provave të grumbullua­ra, Sektori Kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës në bash-

këpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operaciona­le dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zhvilluan op- Burime nga policia pohuan se 27- vjeçari Dejvis Rrustemaj që qëlloi me pistoletë mbi Lorenc Hoxhën, i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë në zonën e Kinostudio­s. Ai mbeti i plagosur në rrugën "Xhanfize Keko", para një bilardoje, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin me një fuoristrad­ë të zezë. Ai ka qenë i akuzuar edhe për gjobëvënie ndaj djalit të një biznesmeni karburante­sh.

eracionin policor të koduar "Poker", ku u bë arrestimi i autorëve të krimit, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për shtetasit: Dejvis Rrustemaj ( në rolin e ekzekutori­t), 27

vjeç, banues në Tiranë; Klajdi Kodra ( në rolin e bashkëpunë­torit), 27 vjeç, banues në Tiranë; Igler Qose ( në rolin e bashkëpunë­torit), 26 vjeç, banues në Bulqizë dhe Ardit Xheferri ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi: Më datë 03.08.2017, rreth orës 19: 40, në rrugën "Sulejman Delvina", i riu Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip "BMW X5", së bashku me shtetasit Klajdi Kodra dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Benz", ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: Mjeti tip "BMW X5" dhe 3 aparate celularë. Materialet në ngarkim të personave të mësipërm iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose akuzohen për veprën penale: "Vrasje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpuni­m", ndërsa Ardit Xhaferri, për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit".

 ??  ?? I plagosuri në atentatin te "Komuna e Parisit", Mariglen ( Lorenc) Hoxha
I plagosuri në atentatin te "Komuna e Parisit", Mariglen ( Lorenc) Hoxha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania