Gazeta Shqiptare

Përplasja me armë zjarri në Tiranë, bashkëpunë­tor, djali i nënkampion­es së qitjes

Precedentë­t, Klajdi Kodra ka plagosur 4 persona

-

TIRANË - Më 12 gusht të vitit të kaluar Klajdi Kodra u arrestua nga policia për një plagosje të ndodhur më 3 gusht të vitit 2016 te "Komuna e Parisit". Ndërkohë, ai rezulton autor edhe i 3 plagosjeve të mëparshme, për të cilat ka kryer edhe burg. 27- vjeçari është djali i nënkampion­es së qitjes Lindita Kodra, i cili është arrestuar për atentatin e ndodhur pak ditë më parë sërish te "Komuna e Parisit", ku mbeti i plagosur 26- vjeçari Lorenc Hoxha, si një nga bashkëpunë­torët, bashkë me Dejvis Rrustemajn. Mësohet se Kodra është dënuar disa herë më parë për veprat penale: "Plagosje", "Vjedhje" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Më datë 03.08.2016, në bashkëpuni­m me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit, me sende të forta shtetasin Flamur Çullhaj, 39 vjeç, i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër. Tre plagosjet dhe atentati Në vitin 2010, në rrugën "Vasil Shanto" mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, përkatësis­ht 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet. Ndërkaq, në vitin 2011, 21vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26vjeçar, i cili fatmirësis­ht shpëtoi. Sipas policisë, u shpall në kërkim shtetasi Klajdi Fatmir Kodra.

Në rrugën "Ymer Kurti", në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër dyshohet se Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur 26- vjeçarin Roland Sabri Laçi, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, në vitin 2013, ndo- dhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike. Por, shtatorin e kaluar Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu, ai është konfliktua­r me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën. Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç, pasi lëviznin me armë nëpër qytet. Më pas, Kodra i ka kundërshtu­ar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.

 ??  ?? Të arrestuari­t, Dejvis Rrustemaj dhe Klajdi Kodra
Të arrestuari­t, Dejvis Rrustemaj dhe Klajdi Kodra
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania