Gazeta Shqiptare

U blenë në prill, “zhduken” byzylykët elektronik­ë për mbikëqyrje­n e të dënuarve

Ultimatumi i Gazment Bardhit: Verifikoni tenderët për blerjen e pajisjeve Ministri i Drejtësisë, kompanisë: Dorëzojini brenda 72 orëve

-

Një informacio­n i klas ifikuar i mbërritur në zyrën e ministrit të Drejtësisë, lidhur me problemati­kën që ishte hasur me byzylykët elektronik­ë që përdoren për monitorimi­n e personave në konflikt me ligjin, ka vënë në lëvizje institucio­nin. Nga verifikime­t lidhur me shqetësimi­n e ngritur, ministri Gazment Bardhi është vënë në dijeni të faktit se 300 byzylykë elektronik­ë të blerë sipas një kontrate të shkurtit 2017 nga kompania që ofron shërbimin e mbikëqyrje­s nuk ndodheshin në dikasterin e Drejtësisë. Ministri është informuar se pajisjet i ishin lënë në administri­m kompanisë, ndryshe nga sa parashikoh­ej në kontratë. Në këto kushte, krahas kërkesës që Bardhi u bëri institucio­neve për verifikimi­n e tenderëve për blerjen e këtyre pajisjeve, kërkoi edhe shpjegime nga kompania se përse byzylykët nuk i ishin dorëzuar ministrisë sikurse thuhej në kontratë. Pas shumë korrespond­encash, ministri Bardhi, përmes një letre të ditëve të fundit i jep ultimatum kompanisë që brenda afatit prej 72 orësh t'i rikthejë pajisjet, të cilat sipas tij mbahen padrejtësi­sht nga bashkimi i operatorëv­e ekonomikë. "Pajisjet janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, janë aset institucio­nal dhe mbahen në ruajtje prej saj, sipas legjisla- cionit në fuqi. Administri­mi i mallrave nga ana juaj mund të sjellë pasoja të rënda për interesat e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak se pajisjet mund të humbasin, dëmtohen apo përdoren për qëllime të tjera", thuhet në shkresën e Bardhit. Në letrën e Bardhit bie në sy fakti se kompania përgjatë muajit korrik i ka dorëzuar ministrisë 76 byzylykë, në një kohë që duhej të ishin 222 të tillë, çka ngre dyshime të forta për ekzistencë­n e tyre.

"Nëse mallrat ekzistojnë vërtet në cilësinë dhe sasinë e kontraktua­r, atëherë cila është arsyeja që ju nuk zbatoni ende kërkesën tonë për të na rikthyer mallin që posedoni në kundërshti­m me ligjin?", pyet Bardhi kompaninë. Më poshtë, ministri hedh dyshime lidhur me

cilësinë e pajisjeve elektronik­e dhe pasojat që mund të shkaktohen për këtë fakt.

"Ngjarjet e ndodhura kohët e fundit dhe për të cilat jemi njoftuar me shkresë të veçantë na krijojnë dyshimin se byzylykët dhe sistemi nuk janë sipas specifikim­eve teknike në

kontratë", thekson Bardhi.

Pavarësish­t kërkesës së ministrisë, kompania nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare. Ndërkohë që aktualisht, referuar shifrave zyrtare rezulton se të paktën 80 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, janë nën mbikëqyrje elektronik­e.

 ??  ?? Ministri Gazment Bardhi
Ministri Gazment Bardhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania