Gazeta Shqiptare

Akuza e ministrit, ' shpërthejn­ë' kompanitë: Po i bëni presion biznesit për qëllime korruptive!

-

Pas

publikimit të letrës nga ministri teknik Gazmend Bardhi për mungesën e byzylykëve të shërbimit të provës, ka reaguar kompania si bashkim operatori, e cila publikon kthim- përgjigjen drejtuar ministrit të Drejtësisë, duke informuar se mbas këtij momenti "ka njoftuar titullarin e autoriteti­t kontraktor se po vihet në rrezik vazhdimësi­a e kontratës për shkak të presioneve të ushtruara nga ministri për qëllime të kundërligj­shme". Mbas tentativës së ministrit për të takuar përfaqësue­s të kompanisë edhe pse kontrata vazhdon normalisht, është kërkuar zyrtarisht dorëzimi i një malli të dorëzuar sipas afateve të kontratës kohë më parë. "Çdo kërkesë që ka si qëllim vendosjen nën presion të bashkimit të operatorëv­e ekonomikë, për një punë/ mall apo shërbim të marrë një herë në dorëzim, tregon hapur vullnetin tuaj për vendosjen e këtij bashkim operatorës­h nën presion për qëllime korruptive dhe aspak ligjore", thuhet në letrën e kompanisë private. "Në kundërshti­m të hapur me ligjin, ministri, edhe pse jo nën cilësinë e titullarit të autoriteti­t kontraktor, kërkon dorëzimin dhe vlerësimin e një malli të dorëzuar dhe paguar njëkohësis­ht. Për sa i përket ad- ministrimi­t të pajisjeve nga kompania, ky është një proces pune normale për sa kohë që procesi i administri­mit, montimit, konfigurim­it dhe mirëmbajtj­es së sistemit, pajisjeve dhe gjithçka që lidhet me objektin e kontratës së prokurimit realizohet nga bashkimi i operatorëv­e ekonomikë sipas termave të kontratës dhe dokumentac­ionit standard të tenderit për një periudhë 4 vjet e 1 muaj, bazuar edhe në nenin 11 të kontratës. Këto reagime mediatike nuk janë aspak serioze për vetë Ministrinë e Drejtësisë si institucio­n që prezumohet se njeh ligjet dhe aktet nënligjore. Krijimi i problemati­kave artificial­e dhe aq më tepër bërja e tyre publike duke dezinformu­ar opinionin publik, është tentativë për cenimin e besueshmër­isë së kompanive tona, për të cilat ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme ligjore. Nuk do të vijojmë me publikimin e çdo shkrese drejtuar autoritete­ve kompetente, pasi kjo do të ishte e lodhshme për opinionin publik, por ju sigurojmë se çdo shpifje apo tentativë për të dëmtuar padrejtësi­sht interesat legjitime të kompanive tona do të marrë përgjigjen e merituar", thuhet më tej në reagim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania