Gazeta Shqiptare

Sezoni turistik, ulen në mënyrë drastike çmimet në plazhin e Durrësit

"Ka më pak pushues se vitet e tjera. Te ' Shkëmbi i Kavajës', shumica janë turistë të huaj" Banorët e zonës: I japim dhomat me qira me 10 euro nata

- SHPALLJE ANKANDI SHPALLJE ANKANDI

Sezoni turistik i këtij viti ka shënuar ulje drastike të çmimeve në plazhin e Durrësit. Shkak është bërë ulja e numrit të pushuesve nga Kosova, të cilët janë edhe frekuentue­sit e rregullt të plazhit më të madh të vendit tonë. Banorët pohuan dje për "Gazeta Shqiptare" se i japin banesat me 10 euro nata. Ndërsa, akomodimi për fjetje e qëndrim për një javë është 70 euro në një banesë private me kushte normale. Një pushuese nga Skënderaj i Kosovës tha se "për disa vjet me radhë vij për pushime në plazhin e Durrësit, me të njëjtin çmim, 10 euro nata. Me të zotët e shtëpisë jam familjariz­uar aq sa nuk kam ndërmend asnjëherë të shkoj diku tjetër. Në banesën ku qëndroj për një javë me bashkëshor­tin tim, kam mundësi edhe të gatuaj, pasi i kam të gjitha kushtet". Edhe pushues të tjerë nga Kosova pohuan se me çmimet që u ofrohen dhe kushtet në banesa janë mjaft të kënaqur. Banorët në zonën e plazhit, ata që japin dhoma me qira, bënë me dije se çmimet e banesave në Durrës, në pjesën e detit, variojnë nga 10 deri në 15 euro nata, ndërsa në hotele nga 25 deri në 50 euro nata, sipas shërbimit që ofrojnë. Ndërsa, në anën tjetër të plazhit ( nga krahu i rrugës), çmimet variojnë nga 7 deri në 10 euro nata. "Çmimet në plazhin e Durrësit janë të arsyeshme. Jemi të kënaqur, pasi në Sarandë, çmimet janë shumë të larta. Një banesë e thjeshtë dhe jo me komoditeti­n që ofrohet në Durrës kushton 50 euro nata, d. m. th. pesëfish më të shtrenjta", thanë disa pushues nga Kosova. Nga ana tjetër, banorët e zonës së plazhit deklaruan se, pavar- Hotelet që bashkëpuno­jnë me agjencitë turistike janë të tejmbushur­a, pasi kanë punuar sapo u mbyll sezoni i kaluar për të siguruar pushuesit e kësaj vere. Ndërsa, në subjekte të tjera numri i pushuesve është shumë i ulët. Edhe çmimet me të cilat operohet janë të larmishme. Në hotele me katër yje, një paketë e plotë fjetje dhe ushqim varion nga 40 deri në 80 euro nata, me pamje nga deti.

ësisht çmimeve, numri i pushuesve kosovarë është i pakët në krahasim me vitet e tjera. "Ndalimi i autobusëve me pushues të Kosovës që në fillim të korrikut bëri që edhe pushuesit tradiciona­lë të mos vijnë në Durrës. Kjo çoi dhe në uljen e çmimeve për akomodimin e tyre", thanë disa banorë të sektorit "Iliria".

TURISTËT E HUAJ

Në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, pushuesit vendas janë të paktë. Disa prej hoteleve në këtë zonë janë të zëna në kapacitet 100% me Në lokalet e plazhit të Durrësit, çmimi i kafes varion nga 60 lekë deri në 80 lekë. Ndërsa, një drekë për katër persona, në restorante­t përgjatë vijës bregdetare arrin deri në 5 mijë lekë të reja me peshk të freskët, verë të hapur, duke përfshirë në meny edhe sallata e fruta të freskëta.

turistë polakë, hungarezë, serbë dhe boshnjakë, të cilët mbërrijnë në grupe të organizuar­a nëpërmjet agjencive turistike. Hotelierët u shprehën se 15 deri në 20% janë pushues nga Kosova që jetojnë në vendet e Europës, ndërsa 80% të huaj. Një pushues çek tha se "ndodhem në plazhin e Durrësit me prindërit dhe familjen time për 10 ditë. Është një vend si parajsë. Me dy prindërit dhe vëllain jemi argëtuar shumë, sepse plazhi, dielli, ushqimi dhe argëtimi janë të rëndë-

sishëm për ne. Jemi shumë të kënaqur edhe me hotelin". Një pushuese që ka mbërritur nga Polonia pohoi se është shumë e kënaqur me ushqimin e freskët dhe me frutat e freskëta që ka gjetur në plazh. "Jam shumë e kënaqur me kushtet në hotel, me çmimet që për ne janë të ulëta. Me 30 euro nata

kemi prenotuar hotelin. Ushqimi juaj na ka shijuar shumë. Keni një kuzhinë të shkëlqyer. Në mbrëmje ka muzikë. Mendoj që do të vijmë sërish", - tha polakja. Ndërsa, Masimo është kuzhinier në një prej restorante­ve të Milanos. Dy fëmijët e tij janë punësuar në Shqipëri, në kompani private biznesi. Së bashku me bashkëshor­ten dhe dy fëmijët e tyre, Masimo, këtë vit ka vendosur të kalojë dy javë pushime në plazhin e Durrësit. "Më ftuan dy fëmijët të vija në plazhin e Durrësit. Kishin prenotuar një prej hoteleve buzë detit. Ata më surprizuan vërtet. Jam i kënaqur. Unë nuk kam paguar asgjë. Kushtet në hotel janë për t'u vlerësuar. Po kështu edhe ushqimi i freskët. Na shërbejnë peshk të freskët deti, mish dhe gatim shumë të shijshëm. Në plazhin e Durrësit, çmimet janë shumë të lira. Unë punoj vetë kuzhinier në një restorant në Milano", - u shpreh pushuesi italian.

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

 ??  ?? Plazhi i Durrësit
Plazhi i Durrësit
 ??  ?? Droga në Foggia
Droga në Foggia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania