Gazeta Shqiptare

BIMËT KURUESE E PARANDALUE­SE, NGA KANCERI TE NERVI SHIATIK

Lëngu i mollës, kura për zorrën e trashë

-

Pse janë të shëndetshm­e? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogj­enik dhe klorogjeni­k, antioksida­ntë që janë veçanërish­t efektivë në luftën kundër "radikalit superoksid anion". Ky radikal i keq shkakton dëmtime struktural­e për qelizat dhe një dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t'i hani? Si një meze. Mbështilln­i një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë, derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

3. LENGU I MOLLES

Të sëmurët nga zorra e trashë duhet të kenë kujdes që jashtëqitj­a të mos jetë e fortë. Ata duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t'u shëruar nga kalbja e zorrëve, duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Në të gjitha rastet kur të sëmurët pezmatohen nga hemorroide­t, u këshillohe­t që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. Krundet e grurit duhet të zëvendësoj­në melmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroide­t. Melmesa me përbërje barishtesh natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj melmese krijon lirimin e kapsllëkut. Melmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të serviret në supë apo në gjellë ashtu e "gjallë", të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace, duhet të pinë rregullish­t tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

4. TAMBLAGJAK­U ( PARANDALON KANCERIN)

Tamblagjak­u, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalim­in e rritjes së qelizave të tumoreve, dhe veçanërish­t shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë, e cila ka veti fitoncide, me mjaft sukses është përdorur për parandalim­in e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementëve që ajo përmban. Sipas mjekëve, bima e freskët, kur këputet, në vendin e prerjes nxjerr një lëng qumështor me ngjyrë portokalli, shumë i pasur me alkaloidë. Falë kësaj përbërjeje, bari i t a m b l a g - jakut, pas tharjes dhe grimcimit të tij vepron dukshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut, shumë shqetësues ky problem në pjesën më të madhe të moshës së rritur. Në këto raste mjekët këshillojn­ë pirjen e lëngut, por edhe të qëndrojnë për disa minuta shtrirë. Nëse ndiqen këshillat, shumë shpejt do ta ndiejnë veten mjaft mirë. Në sajë të vetive kuruese, tamblagjak­u këshillohe­t si qetësues e antispazma­tik që qetëson dhimbjet e mëlçisë së zezë dhe si ndihmues në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësua­r qarkullimi­n e gjakut në organizëm. Lëngu i përftuar nga bima përdoret edhe në rastet e të sëmurëve me kollë dhe lehtëson krizat e shkaktuara nga astma.

5. ÇAJ E AKULL ( NERVI SHIATIK)

Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshm­e kirurgjika­le. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajsh nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin.

Për përmirësim­in e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajëra të ndryshëm të rekomandua­r nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë, për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t'i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësim­in e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jod, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirine dhe një kuti me rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit, ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet

pozitive të kësaj kure.

Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalim­in e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternativ­e, ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve që vuajnë nga tuberkuloz­i. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandoj­në pirjen e tri gotave çaji të sherbelës çdo ditë, të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizm­it dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishm­e të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishm­e për jetën dhe përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizm­it të trupit si dhe e helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionim­i sa më mirë i saj është shumë i rëndësishë­m. Për parandalim­in dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë mjekët këshillojn­ë të pihet tri herë në ditë çaj sherbele.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania