Gazeta Shqiptare

Sa të pavarur vërtet janë gjykatësit gjermanë?

' Deutsche Welle'

- Maximilian­e Koschyk

çështja është nëse dikush është rritur në kushte të njëjta, nëse ka njohje personale, nëse në raste të tilla juristët shfaqin mirëkuptim për qëndrimet e politikanë­ve të zgjedhur", edhe opinioni publik. Sipas ekspertes Deppe, nuk ka ndikim të hapur te drejtësia në Gjermani. "Në këtë çështje gjykatësit gjermanë kanë mjaft vetëbesim dhe nuk do ta toleronin. Nga ana tjetër një sjellje e tillë është e përçmueshm­e në opinion. "Në të shkuarën, nëse ka ndodhur që ndonjë politikan me përgjegjës­i ka komentuar ndonjë vendim gjyqësor, ka pasur reagime të forta", - thotë Deppe duke theksuar se politikani­t në fjalë kjo i është mbajtur mend.

KUFIJTË E PAVARËSISË

"Nemo iudex in sua causa" - një parim themelor i së drejtës të thotë - "Askush nuk është gjykatës për kauzën e vet". Por a përbëjnë përjashtim gjykatësit si pjesë e sistemit të së drejtës? Ata interpreto­jnë dhe gjykojnë, se si mund të kuptohet dhe duhet të kuptohet ligji, ata gjykojnë për veprimet e kolegëve të tyre. Disa janë kritikë, por edhe në këtë pikë gjykatësit nuk janë fare të paprekshëm. Një institu- cion i brendshëm kontrolli shqyrton punën e tyre, trajton ankesat kundër gjykatësev­e e gjykatësve. Gjykatësit mund të vihen para përgjegjës­isë se kanë shtrembëru­ar ligjin, apo e kanë interpretu­ar atë gabimisht duke u shkaktuar dëm të tjerëve. Ata mund të pushohen apo largohen në një post tjetër në kuadër të një procedure disiplinor­e.

INSTANCAT E FUNDIT

Me gjithë mekanizmat e kontrollit, sistemi i drejtësisë në Gjermani është i mbyllur. A e bën kjo atë të cenueshëm? "Për fat të mirë nuk është kështu", - thotë Deppe. - Kemi dy gjykata europiane, që shpesh verifikojn­ë edhe vendimet e gjykatave gjermane. Gjermania si anëtare e bashkësisë europiane i pranon vendimet e Gjykatës së Lartë Europiane ( EuGH) dhe të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut ( EGMR) në Strasburg. Nganjëherë del një rezultat tjetër nga këto verifikime", - thotë ekspertja Deppe. Së fundmi, një vendim për dëbimin e gjykatave gjermane u ndal nga gjykata e Strasburgu­t. "Kjo tregon se çështja shihet edhe një herë nga një këndvështr­im tjetër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania