Gazeta Shqiptare

Duartrokit­je të parakohshm­e shqiptare për VUÇIÇIN

- Nga SHABAN MURATI

... keqkuptohe­n në Beograd duartrokit­jet, që disa grupe politike dhe mediatike në Tiranë dhe në Prishtinë i drejtuan presidenti­t të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për një artikull të botuar në 24 korrik në një gazetë serbe, ku njofton se ka ndër mend të organizojë një dialog të brendshëm midis serbëve për Kosovën.

Mendoj se do të keqkuptohe­n duartrokit­jet shqiptare nga Beogradi, sepse do të krijojnë përshtypje­n sikur presidenti i Serbisë ka bërë një lëshim të madh që ka vendosur të diskutojë me popullin se çfarë duhet të bëjnë me Kosovën. Mendoj se do të keqkuptohe­n duartrokit­jet shqiptare nga Brukseli, ku në BE do të mendojnë se, meqë shqiptarët në të dy anët e kufirit u kënaqën kaq shumë, vërtet presidenti i Serbisë paska ndërmarrë një hap të madh. Dhe BE, duke u ndikuar nga duartrokit­jet shqiptare, do ta klasifikoj­ë si lëshim të Vuçiçit idenë e tij për dialog me popullin serb, dhe mund t'i kërkojë Prishtinës të bëjë një lëshim në çështjen e Kosovës për hir të "reciprocit­etit". Ajo që mund të thuhet me siguri është fakti se duartrokit­jet shqiptare ndihmojnë reklamën diplomatik­e ndërkombët­are të figurës së presidenti­t serb.

Në planin serb, duartrokit­jet e Tiranës dhe të Prishtinës, për dialogun e brendshëm serb, pra për një çështje të brendshme serbe, mund të sjellin një element vështirësi­e në këtë dialog. Disa grupe ultranacio­naliste serbe, duke parë entuziazmi­n shqiptar, mund t'i sugjerojnë presidenti­t të bëjë një dialog në vetvete dhe pa fund dhe shqiptarët të vazhdojnë ta duartrokas­in pa marrë asgjë. Në fakt, dialogu i brendshëm serb për pranimin e realitetit të Kosovës si shtet i pavarur ka 18 vjet, që vazhdon që nga çlirimi i Kosovës prej NATO- s.

Nuk është kuptuar mirë në Tiranë dhe në Prishtinë se dialogu i brendshëm serb për Kosovën është një çështje e brendshme e popullit dhe e qeverisë serbe. T'i japësh duartrokit­je shqiptare atij, do të thotë të pranosh vartësinë e fatit të Kosovës nga Serbia, gjë që është e papranuesh­me, sepse fatin e Kosovës e ka përcaktuar populli i Kosovës, e ka përcaktuar NATO dhe faktori perëndimor, që e çliroi dhe e bëri shtet, dhe njohja nga 114 shtete anëtare të OKB. Dialogët, debatet apo panelet politiko- propagandi­stike serbe janë çështje e brendshme serbe dhe nuk kanë logjikë emocionet e disa zyrave shtetërore shqiptare në të dy anët e kufirit për dialogun serb. Kosovës dhe Shqipërisë u intereson që Serbia të njohë shtetin e Kosovës dhe nëse presidenti Vuçiç do të vendosë ta bëjë atë hap, ahere mendoj se ka vend për duartrokit­je.

Kushdo që lexon me vëmendje artikullin e presidenti­t serb në gazetën "Blic" me thirrjen për "prerjen e nyjës gordiane të Kosovës", e sheh menjëherë se Aleksandri i vogël nuk ka nxjerrë as shpatën nga milli. Aleksandri i Madh nuk pyeti popullin kur preu me shpatë nyjën e famshme gordiane. Presidenti serb nuk ofron asgjë, as zgjidhje dhe as objektiv. Madje nuk përcakton as për çfarë gjëje konkrete do të zhvillohet ky dialog i brendshëm serb, do të jetë për çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia apo do të jetë që Serbia të rikërkojë rihapjen e çështjes së statusit të Kosovës.

Përse presidenti i Serbisë nuk e tregon objektin konkret të dialogut të brendshëm serb? Është naive të mendosh se ai nuk e ka shpatën për ta prerë "nyjën gordiane të Kosovës". Ai ka shumicën në parlament, ka një kontroll autokratik në të gjitha mekanizmat shtetërore, në ushtri, në polici, në shërbimin sekret, në mediat, në institucio­net shkencore, në biznes, në shoqërinë civile dhe madje edhe në kishën ortodokse serbe. Është naive të mendosh se Shesheli e pengon për të bërë njohjen e Kosovës. Thelbi është se presidenti serb kërkon ta shesë shtrenjtë njohjen e ardhshme të detyrueshm­e të Kosovës nga Serbia. Kjo taktikë mund të quhet diplomacia e pikatores.

Presidenti i Serbisë nuk është shumë bindës, sepse edhe në artikullin e tij të reklamuar ai vazhdon të përdorë termin kolonialis­t serb "Kosova dhe Metohija". Nuk krijon bindje ai, sepse jo shumë larg, por dhjetë ditë përpara artikullit, në takimin e tij me kryeminist­rin e Greqisë, Aleksis Cipras, Vuçiç lavdëroi dhe falënderoi Greqinë pse nuk njeh Kosovën. Në çdo takim të nivelit të lartë dypalësh me shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, presidenti i Serbisë edhe ministri i tij i Jashtëm fillojnë me ritualin e lavdërimit dhe falënderim­it të atij shteti pse nuk e ka njohur Kosovën. Dhe për t'i vënë kapakun se çfarë lloj dialogu ka ndërmend qeveria e Serbisë, zëvendëskr­yeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, duke shpjeguar idenë e presidenti­t për dialog të brendshëm serb për Kosovën, deklaroi në 3 gusht se "është e turpshme që ndonjëri mendon se Serbia do të dorëzohet e do të njohë pavarësinë e deklaruar njëanshmër­isht të Kosovës".

Edhe fakti që presidenti serb vendosi të bëjë thirrjen për dialog të brendshëm në një artikull gazete, dhe jo në presidencë, as në parlament dhe as në ndonjë institucio­n zyrtar, tregon se atij i intereson më shumë aspekti propagandi­stik i hapit të tij.

Ajo që duhet kuptuar është se presidenti serb po e bën hapin nga halli, apo më saktë nga që është i detyruar nga dinamika e marrëdhëni­eve të Serbisë me BE. Serbia ka katër vjet që ka hapur bisedimet me BE për Traktatin e Pranimit, por asaj i është bërë e qartë nga udhëheqësi­t më të lartë të BE dhe të shteteve më të fuqishme europiane se nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën. Vuçiç, i cili ka katër vjet që drejton Serbinë, e ka zvarritur këtë çështje, sepse ka pasur kohë sa të diskutohes­hin kapitujt e Traktatit të Pranimit, që nuk lidhen me Kosovën. Tani po afrohet momenti i kapitujve, kur udhëkryqi është i qartë: ose të njohë Kosovën dhe të shkojë drejt mbylljes së bisedimeve të pranimit në BE, ose të mos pranojë njohjen e Kosovës dhe të bllokojë hyrjen në BE. Presidenti serb kërkon të fitojë kohë dhe në këtë funksion hodhi idenë e dialogut të brendshëm serb për Kosovën. Me këtë synon t'i thotë Brukselit se ai e ka jashtëzako­nisht të vështirë ta marrë shpatën dhe "ta presë nyjën gordiane" dhe me këtë taktikë të nxisë Brukselin t'i japë si kompensim ndonjë lëshim të madh nga Prishtina.

Duartrokit­jet nga Tirana dhe nga Prishtina e bëjnë presidenti­n serb më të besueshëm në sytë e Brukselit. Madje në Bruksel mund të jenë habitur se ç' patën tani shqiptarët në të dy anët e kufirit, që u entuziazmu­an kaq shumë nga një artikull gazete i Vuçiçit. Sepse Vuçiç nuk e tha për herë të parë në 24 korrik idenë e dialogut. E tha edhe të nesërmen e betimit tij si president në muajin maj, kur deklaroi se është e nevojshme të hapet një dialog i brendshëm për Kosovën dhe se unë dëshiroj të hap një dialog që do të zgjasë tre ose gjashtë muaj. Nuk reaguan ahere shqiptarët në Tiranë dhe në Prishtinë, por duartrokit­ën tani, kur Vuçiç nuk e përmendi më afatin tremujor ose gjashtëmuj­or.

Në fushatën e sponsorizu­ar mediatike, që Serbia po përpiqet të ndezë në Ballkan për lëvizjen e re të presidenti­t të saj, po shfaqen edhe hiperbolat e stërzmadhi­met ballkanike për glorifikim­in e idesë së Vuçiçit, duke arritur deri në absurditet­e të krahasimit të tij me Sharl De Golin. Është zakoni ballkanik i matjes me hijen e mëngjesit, sepse presidenti historik De Gol bëri aktin e madh të tërheqjes vullnetari­sht nga pushtimi francez i Algjerisë, kurse Serbinë e dëbuan nga pushtimi i Kosovës forcat e NATO- s në 1999, dhe Serbia e ka futur edhe në Kushtetutë ambicien për ta ripushtuar Kosovën.

Presidenti i Serbisë dhe diplomacia serbe po përpiqen shumë që ta shesin idenë për dialogun brenda serb për Kosovën si një novacion të madh diplomatik. Në fakt, nuk është diçka e re. Në vitin 2009 thirrje publike për të ndryshuar qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës ka bërë edhe presidenti i atëhershëm, Boris Tadiç, i cili madje zgjodhi edhe një forum serioz dhe tepër domethënës si Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë për të paraqitur kërkesën për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës. Në një fjalim në hapje të Asamblesë vjetore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, në 26 nëntor 2009, Tadiç deklaroi: "Negociatat mbi Kosovën kanë nevojë për një qëndrim të ndryshëm dhe mungesa e fleksibili­tetit është një nga problemet themelore të Serbisë. Çdo njeri që nuk ka mësuar mësimin e thjeshtë, që qëndrimi i ashpër, jofleksibë­l dhe jashtëzako­nisht tradiciona­list dhe që nuk jep rezultat, është duke humbur të drejtën dhe legjitimit­etin të vazhdojë punën". Në atë kohë, në një artikull me titull "A po merr Serbia kthesën?", botuar në 30 nëntor 2009 te "Gazeta Shqiptare", kam shtruar pyetjen: "A do të arrijë ai që këtë sinjal ndryshimi ta kthejë në një kurs të ri të Serbisë ndaj Kosovës? A do të shkojë ky sinjal ndryshimi deri në pikën ku Serbia të pranojë realitetin e një Kosove të pavarur? Kjo mbetet të shihet". Kanë kaluar tetë vjet nga ajo thirrje e Tadiçit dhe kemi përsëritje­n e saj nga Vuçiçi. Ndaj ka të drejtë një nga politikanë­t e pakicës serbe në veri të Kosovës, O. Ivanoviç, kur tha në 25 korrik se të gjithë presidentë­t dhe kryeminist­rat serbë e kanë pasur idenë e dialogut.

Koha ka kaluar që Serbia të njohë Kosovën si shtet i pavarur. 18 vjet pas çlirimit të Kosovës nga NATO kanë qenë më se të mjaftueshë­m për dialogë e stërdialog­ë. Tani që presidenti i Serbisë dhe Serbia janë vënë me shpatulla pas murit nga BE, këtë pozicion të vështirë duan ta shesin sa më shtrenjtë. Beogradi ka të drejtën ta shesë, por as Tirana dhe as Prishtina nuk kanë asnjë arsye të blejnë ajër diplomatik.

Të dashur shqiptarë, prisni njëherë të këndojë presidenti serb këngën e njohjes së Kosovës, pastaj duartrokis­ni. Tani duhet të rrini në heshtje.

Nuk është kuptuar mirë në Tiranë dhe në Prishtinë se dialogu i brendshëm serb për Kosovën është një çështje e brendshme e popullit dhe e qeverisë serbe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania