Gazeta Shqiptare

Mediu, ultimatum Bashës: Tërhiq ministrat teknikë

Ministrat e PD- së në qeverinë e Ramës? Shehu: Tullumbace, si koalicioni me LSI Murrizi: Veç Gazment Bardhit, të tjerët dolën "llokum"

- Valentina Madani

Pas humbjes së zgjedhjeve të 26 qershorit, mungesa e dorëheqjev­e të ministrave teknikë po shoqërohet me debate brenda vetë radhëve të opozitës së djathtë. Reagimi i tyre bëhet më i fortë pas lajmeve se disa nga ministrat teknikë mund të qëndrojnë në qeverinë "Rama 2". Më i ashpri në reagimin e tij është aleati kryesor i PD- së, kryerepubl­ikani Fatmir Mediu. Ai i kërkon z. Basha tërheqjen urgjente të ministrave teknikë dhe shkëputjen në këtë mënyrë të të gjitha lidhjeve me Edi Ramën. Sipas Mediut, nëse kjo nuk ndodh, vetëm dëmtohet e bëhet qesharake opozita. Ai përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" shprehet se "opozita nuk emërohet, por është përfaqësue­se e popullit. Opozita duhet të ngrihet fort kundër politikave alla Hugo Caves të Edi Ramës, siç janë ato të demokracis­ë popullore të shoqëruar me struktura të organizuar­a të krimit dhe tra- fiqeve në çdo bashki, të lidhura me pushtetin. Opozita ndërtohet duke bindur shqiptarët se ndryshimi nuk vjen duke pritur që të ndryshojë shoqëria si e tërë, por duke ndryshuar secili prej nesh, me bindjen se ne jemi të parët dhe jo qeveria. Opozita duhet të gjejë rrugën për të zgjuar koshiencën qytetare dhe shpresën se ky vend ka të ardhme. Basha duhet urgjentish­t të shkëpusë çdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknikë, kjo e bën opozitën të papranuesh­me, qesharake dhe komproment­uese. Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar një raport "Opozita duhet të gjejë rrugën për të zgjuar koshiencën qytetare dhe shpresën se ky vend ka të ardhme. Basha duhet urgjentish­t të shkëpusë çdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknikë, kjo e bën opozitën të papranuesh­me, qesharake dhe komproment­uese", shprehet z. Mediu. "E kam një parandjenj­ë që do ketë shumë befasi në qeverinë e re të Edi Ramës. Mund të shikoni në shtator burra e gra, për të cilët nuk iu ka vajtur mendja kurrë. Që mund të mos jenë marrë asnjë ditë të vetme me politikë, apo që mund të kenë qenë në hall të vet, diku në rreshtat e fundit të saj. Mënyra si po sillet ' timonieri' pas 25 qershorit të çon në këtë përfundim", shkruan Patozi në "Facebook".

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
 ??  ?? Ministrat teknikë me ish- presidenti­n Nishani
Ministrat teknikë me ish- presidenti­n Nishani
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania