Gazeta Shqiptare

Edi Rama, bisedë 20 minuta me sekretarin e shtetit, Tillerson

Zyrtari i lartë i SHBA- ve: Fitore kuptimplot­ë në zgjedhje “PS të pastrojë administra­tën nga të korruptuar­it”

-

Kryeminist­ri Edi Rama mori dje, një telefonatë nga sekretari i shtetit, Rex Tillerson. "Sekretari Tillerson e ka uruar kryeminist­rin për fitoren kuptimplot­ë në zgjedhje", njoftoi zyra e shtypit e Kryeminist­risë. "Ai ka shprehur bindjen se mandati i fortë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partinë Socialiste të thellojë shpejtësin­ë e reformave, pastrojë administra­tën nga të korruptuar­it dhe shënojë rezultate domethënës­e në luftën kundër krimit", thuhet në njoftim. Duke i shprehur kryeminist­rit të gjithë mbështetje­n e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, sekretari i shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypje­t shumë pozitive të zëvendëspr­esidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmu­ar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqendrua­r në zhvillimet në rajon. Kryeminist­ri Rama e ka falënderua­r bashkëbise­duesin për telefonatë­n dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështr­imi i vendit tonë, duke u përqendrua­r kryesisht te dialogu Kosovë- Serbi dhe nevoja për zhbllokimi­n e ngërçit të emrit të Maqedonisë. Në pjesën e fundit, biseda është shtrirë te roli i Shqipërisë në NATO, kontributi i saj në luftën kundër ekstremizm­it të dhunshëm, ku sekretari Tillerson është shprehur me konsiderat­at më të larta. Ndërsa kryeminist­ri Rama ka kërkuar intensifik­imin e bashkëpuni­mit me SHBA- të

në sektorin e energjisë dhe posaçërish­t të naftës e të gazit, çka është pritur me shumë interes nga bashkëbise­duesi. Biseda telefonike mes të dyve ka zgjatur më shumë se njëzet minuta. Kjo bisedë vjen pas takimit që

kryeminist­ri Edi Rama pati javën që shkoi me zv. presidenti­n amerikan Michael R. Pence, në Podgoricë, gjatë samitit të Kartës së Adriatikut. Samiti ishte një moment i përshtatsh­ëm për vendet e rajonit për të ritheksuar

edhe një herë me palën amerikane rëndësinë strategjik­e të hapësirës adriatike, si dhe për të ritheksuar vendosmëri­në e vendeve të Kartës për të jetësuar integrimin e plotë euroatlant­ik të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij në çelje të punimeve të Samitit, zëvendëspr­esidenti Pence u shpreh se "si i dërguar i posaçëm i presidenti­t Trump, kam ardhur këtu për të përshëndet­ur progresin e Ballkanit Perëndimor. Duke afruar Adriatikun me Atlantikun, do mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë jo vetëm për rajonin, por për gjithë Perëndimin". Takimet bilaterale me zëvendëspr­esidentin Pence si edhe me liderët e tjerë të rajonit, rikonfirmu­an vullnetin për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjik­e të popujve tanë".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Sekretari i shtetit, Rex Tillerson
Sekretari i shtetit, Rex Tillerson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania