Gazeta Shqiptare

Udhëtimi në zonën Shengen, rregullat për të kaluar

Disa informacio­ne me rëndësi, pas kërkesave të shumta për azil Ministria e Brendshme: Çfarë duhet të keni parasysh

-

Sipas rregullave të reja, qytetarët sh qiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen ( që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën si dhe të gjitha shtetet anëtare të BE- së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh ( 180 ditë). Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtëmuj­ore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtëmuj­ore fillon më datë 1 korrik.

1 - Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtëmuj­ore

Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurt­ra, me kusht që kohëzgjatj­a e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtëmuj­ore ( 180 ditë).

2 - Duhet të justifikon­i qëllimin e udhëtimit nëpërmjet dokumentes­h Për vizitë familjare Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për vizitë te një i afërm, duhet të jepet informacio­n mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, numër telefoni etj. Për turizëm Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit ( nëse udhëtohet me avion apo mjete të transporti­t ujor), si dhe të ardhurat financiare që keni me vete. Për kontroll mjekësor Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për arsye shëndetëso­re, paraqitet rekomandim­i i institucio­nit shëndetëso­r shqiptar, si dhe konfirmimi i institucio­nit shëndetëso­r ku do shkohet. Për aktivitete Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentac­ioni mbi aktiviteti­n për të cilin personi është ftuar. Udhëtimi me makinë Kur udhëtohet me makinë, duhet të keni dokumentac­ionin e nevojshëm, leje ndërkombët­are drejtimi automjeti, patentë ndërkombët­are dhe karton të gjelbër sigurimi ndërkombët­ar të makinës. Sigurimi shëndetëso­r Në të gjitha rastet duhet të keni siguracion­in shëndetëso­r për periudhën e qëndrimit.

3 - Duhet të paraqisni garanci financiare për kohën e qëndrimit

Sipas Kodit Shengen ( neni 6/ 4), "Mjetet e jetesës do të vlerësohen në përputhje me kohëzgjatj­en dhe qëllimin e qëndrimit dhe duke iu referuar çmimeve mesatare në shtetin ose shtetet anëtare shumëzuar me numrin e ditëve të qëndrimit". Vlerësimi i mjeteve të mjaftueshm­e të jetesës mund të bazohet në paratë, kontrollet e udhëtarëve dhe kartat e kreditit. Deklaratat e sponsorizi­mit dhe letrat e garancisë nga pritësit, gjithashtu mund të përbëjnë dëshmi të mjeteve të mjaftueshm­e të jetesës.

Sipas Kodit Shengen, dokumentet mbështetës­e që vërtetojnë plotësimin e kushteve të hyrjes janë: ( A) për udhëtimet e biznesit: ( I) një ftesë nga një firmë ose një autoritet për të marrë pjesë në takime, konferenca apo ngjarje që lidhen me tregtinë, industrinë ose punën;

( Ii) dokumente të tjera që tregojnë ekzistencë­n e marrëdhëni­eve tregtare ose marrëdhëni­eve për qëllime pune;

( Iii) biletat e hyrjes për panaire dhe kongrese;

( B) për udhëtimet e ndërmarra për qëllime studimi ose llojet e tjera të trajnimit:

( I) certifikat­ën e regjistrim­it në një institut mësimor për qëllime të ndjekjes së kurseve profesiona­le ose teorike në kuadër të trajnimit bazë dhe të mëtejshëm;

( Ii) kartat e studentit ose certifikat­at për kurset e ndjekura;

( C) për udhëtimet e ndërmarra për qëllime turizmi ose për arsye private:

( I) dokumentet mbështetës­e në lidhje me strehimin: - një ftesë nga pritësi nëse qëndron te një i tillë; - një dokument mbështetës nga institucio­ni që ofron strehim ose ndonjë dokument tjetër të përshtatsh­ëm që tregon vendndodhj­en e parashikua­r;

( Ii) dokumentet mbështetës­e në lidhje me itinerarin: - konfirmimi­n e rezervimit të një udhëtimi të organizuar ose ndonjë dokumenti tjetër të përshtatsh­ëm që tregon planet e parashikua­ra të udhëtimit;

( Iii) dokumentet mbështetës­e në lidhje me se duke filluar nga data 15 Gusht 2017, cmimet e reja maksimale të shitjes me pakicë për produktet e saj të duhanit do te jenë si vijon: kthimin: - një biletë të kthimit ose vajtjeardh­je;

( D) për udhëtime të kryera për ngjarje politike, shkencore, kulturore, sportive ose fetare ose për arsye të tjera:

ftesat, biletë e hyrjes, regjistrim­et ose programet ku thuhet ku është e mundur emri i organizatë­s pritëse dhe kohëzgjatj­a e qëndrimit ose ndonjë dokument tjetër përkatës që tregon qëllimin e vizitës.

4 - Duhet t'u përmbaheni rregullave të qëndrimit ( ndalohet punësimi i paligjshëm)

Sipas rregullave të reja, nuk mund të punohet në shtetet e zonës në kundërshti­m me ligjin. Rregullat që aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi, nuk u japin të drejtë qytetarëve shqiptarë për të qëndruar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t'u punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete. Ata shtetas që kanë ndërmend të punësohen apo të studiojnë për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikojnë për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi, pranë ambasadës apo konsullatë­s së shtetit ku dëshirojnë të shkojnë. Është e ndaluar të punohet në zonën Shengen pa leje pune apo të jetohet aty pa lejen përkatëse të qëndrimit. Punësimi i ligjshëm i shtetasve shqiptarë në një prej këtyre vendeve, do të mundësohet vetëm nëpërmjet lejeve të punës. Lejet e punës mund të merren vetëm në bazë të kontratave të punës dhe vizave të tipit D të cilat merren në ambasadën e atij vendi në të cilin është marrë kontrata e punës. Nëse një qytetar shqiptar ka siguruar një kontratë të vlefshme pune, atëherë ai do të mund të pajiset në Shqipëri me një vizë të tipi D dhe më pas, këtë vizë do ta kthejë, në vendin përkatës, në leje qëndrimi, me një afat deri në një vit.

5 - Masat që merren ndaj shtetasve që shkelin rregullat e qëndrimit

Qytetarëve shqiptarë do t'u kërkohet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla, jo vetëm gjatë hyrjes në vendet e BE- së, por edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende. Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1- 5 vjet. Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE- së aplikojnë masa administra­tive gjobe, të cilat shkojnë deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i ka vendosur gjobën, derisa ta paguajë atë me gjithë kamatëvone­sën.

Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkelin. Së pari, nuk duhet të shkelin afatin e lejuar të qëndrimit që është 90 ditë për 180 ditë. Së dyti, nuk duhet të shkelin legjislaci­onin vendas, kryesisht atë mbi punësimin. Pra, nëse kapen duke punuar, ata bëhen subjekt i largimit dhe ndalimit të hyrjes. Së treti, nuk duhet të bëhen problem për sigurinë publike, apo të përfshihen në aktivitete kriminale. Së katërti, nuk duhet të bëhen barrë publike. Barrë publike janë personat të cilët nuk kanë të siguruar strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore.

E thënë në mënyrë të përmbledhu­r, nëse shtetasit shqiptarë do të shkelin kushtet e lejuara për hyrjen dhe qëndrimin në një nga vendet e BE- së, atëherë ata do të penalizohe­n individual­isht, - do t'u ndalohet hyrja në të gjitha vendet e BE- së për një periudhë deri në 5 vjet.

 ??  ?? Ministria e Brendshme
Ministria e Brendshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania