Gazeta Shqiptare

Si ndërroi jetë 7- vjeçarja pas të vjellave në shtëpi

-

Gjatë rrugës, vajza komunikont­e lirisht me prindërit. Në spital, mjeku i rojës, Jonuz Hoxha ka kryer procedurën e shtrimit dhe i ka vendosur një serum intravenoz fëmijës Era Beollari. Nga momenti i paraqitjes në spital dhe deri në orën 07: 00 të mëngjesit fëmijës i janë aplikuar dy serume, ka vjellë vetëm një herë, duke mos paraqitur shqetësime të tjera. Në kartelën mjekësore, nga ana e mjekut të rojës Jonuz Hoxha është shënuar diagnoza e shtrimit "infeksion viral" dhe mjekimi përkatës, aplikimi i serumit intravenoz. Rreth orës 08: 00, në spital ka ardhur mjeku pediatër, i pandehuri

Faik Pashollari, i cili, pasi ka vizituar fëmijën, ka vendosur që të vazhdojë mjekimin me të njëjtat medikament­e ( serume). Nga ora 08: 00 deri në orën 11: 00 të paradites fëmija ka vjellë sërish dhe për ndalimin e të vjellave, Faik Pashollari i ka aplikuar me shiringë fillimisht medikament­in primperan dhe më pas medikament­in atropinë. Pas aplikimit të medikament­it atropinë, rreth orës 11: 00- 11: 30 gjendja e fëmijës ka filluar të

rëndohet. Për këtë arsye, i pandehuri dhe personeli ndihmës e kanë kaluar fëmijën në dhomën e oksigjenit. Rreth orës 20: 00, gjendja e fëmijës ka vazhduar të jetë e rëndë, me konvulsion­e të gjeneraliz­uara, derisa rreth orës 21: 00 ka gjetur vdekjen, gjatë kohës që transporto­hej me ambulancë drejt Tiranës, për ndihmë të specializu­ar. Autopsia e fëmijës nuk është kryer, pasi familjarët nuk kanë qenë dakord.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania