Gazeta Shqiptare

Sokrat Plaka: Kadare të mos shkojë në Francë, se simpoziumi bëhet nga Komuniteti Evropian

Publikohet korrespond­enca e Ministrisë së Jashtme me Dritëro Agollin në 1989- ën, për ftesën e bërë Kadaresë nga ministri i Kulturës i Francës, Zhak Lang Agolli: Jemi të mendimit që Kadare duhet të shkojë në Francë, pasi aktiviteti është në dobi të përhap

- Dashnor Kaloçi

Ashtu siç kemi parë edhe në disa nga kapitujt paraardhës të këtij libri, që nga fundi i viteve ' 70 dhe fillimi i viteve ' 80, ndaj shkrimtari­t të njohur shqiptar Ismail Kadare vazhdonin të vinin mjaft ftesa nga vende të ndryshme të botës ( kryesisht ato frankofone, ku ishte përkthyer e botuar vepra e tij), ku e ftonin atë që të merrte pjesë në aktivitete të ndryshme që zhvillohes­hin në vendet e tyre, si festa, panaire librash, manifestim­e kulturore, simpoziume, promovime etj., etj. Gjë e cila vinte pas famës gjithnjë e në rritje të shkrimtari­t, nga vendi i vogël komunist i Ballkanit, ku librat e tij po përkthehes­hin e botoheshin, në mjaft vende të botës. Ashtu siç thamë edhe pak më lart, këto ftesa ishin mjaft të shpeshta nga Franca, ku Kadare me veprat e tij ishte bërë si "i shtëpisë", pasi përveç qarqeve letrare- artistike, ai kishte zgjuar interesin edhe të elitës politike franceze, si ministra, kryetarë bashkish, deputetë etj., dhe deri te vetë Presidenti i Francës, François Mitterrand, i cili që nga viti 1985 kishte shprehur dëshirën që, në rastin më të parë që shkrimtari Ismail Kadare mund të shkonte në Francë, ai ishte i gatshëm që ta priste atë në një takim të veçantë. Por edhe pse kjo gjë u ishte bërë zyrtarisht e ditur titullarëv­e të Ministrisë së Jashtme në Tiranë ( me telegram shifër sekret), nga ana e ambasadori­t shqiptar në Paris Maxhun Peka, Tirana zyrtare jo vetëm që e kishte lënë në heshtje të plotë këtë gjë, por çështja mbahej në konfidenci­alitet të plotë, aq sa as Kadare nuk ishte në dijeni të saj. Në këtë atmosferë të zhvillimit të ngjarjeve dhe raporteve "të ngrira" të shkrimtari­t të njohur me udhëheqjen e lartë të PPSH- së, në fundin e verës së nxehtë ( jo vetëm sinoptike) të vitit 1989, në adresë të Kadaresë ka mbërritur një ftesë tjetër nga Franca. Shtëpia botuese "FAYARD" do organizont­e një aktivitet kulturor me rastin e botimit të romanit të Kadaresë "Koncert në fund të dimrit". Dhe, krahas kësaj, ministri i Kulturës, Zhak Lang, i cili gjithashtu ishte dhe kryetar i bashkisë i një qyteti të vogël, ( Ex En Provense) e ftonte zyrtarisht Kadarenë për të marrë pjesë në një simpozium ndërkombët­ar që zhvillohej aty dhe ku do ishin prezentë shumë personalit­ete nga mjaft vende dhe shtete të botës. Por, si për të mos prishur "rregullin" dhe "embargon" që ishte vendosur ndaj Kadaresë, edhe këtyre ftesave, Tirana zyrtare u ka kthyer përgjigje negative. "Inatin" e udhëheqjes së lartë nuk ka mund ta "zbuste" dot as autoriteti i Dritëro Agollit, i cili nga pozita e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarë­ve, më kot ishte rrekur t'i bindte ata për dobinë e atij simpoziumi, që, veç të tjerash, do i shërbente edhe përhapjes së kulturës dhe letërsisë shqiptare në botë. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumentev­e të këtij libri, edhe këtë në këtë kapitull, ato publikohen të plota.

LIDHJA E SHKRIMTARE­VE DHE ARTISTEVE TE SHQIPERISE Tiranë, më 27.9.1098 Nr. 330 Prot. MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME ( Drejtoria II) Tiranë Shkrimtari­t Ismail Kadare i ka ardhur një ftesë nga shtëpia botuese "Fayard" për të asistuar në aktivitete­t që do të organizojë ajo në Paris me rastin e botimit në frëngjisht të romanit të tij "Koncert në fund të dimrit".

Këto aktivitete do të zhvillohen brenda muajit tetor. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe ai ka një ftesë nga qyteti francez Ex En Provence, ku në "Festën e librit" që organizon çdo vit ky qytet për letërsinë botërore, Ismail Kadare ishte këtë vit i ftuar kryesor. Gjatë muajit tetor zhvillohet gjithashtu edhe mbledhja plenare e Akademisë së Shkencave Politike, në të cilën Ismail Kadare është anëtar korrespond­ent.

Të gjitha shpenzimet, duke përfshirë qëndrimin si dhe biletat e udhëtimit me avion e me tren, janë të palës franceze.

Meqenëse këto aktivitete janë në dobi të përhapjes së kulturës shqiptare në botë dhe, aq më tepër që përmblidhe­n brenda së njëjtës periudhë, jemi të mendimit që shkrimtari Ismail Kadare të shkojë në Francë gjatë muajit tetor. Më poshtë po japim të dhënat. Ismail Kadare, është i biri i Halitit dhe i Hatixhesë. Ka lindur në Gjirokastë­r në vitin 1936. Studime e larta i ka kryer në Institutin e Lartë të Moskës në vitin 1960. Është ndër shkrimtarë­t më të shquar të Shqipërisë, i përkthyer dhe i njohur edhe në shumë vende të botës. Di gjuhë franceze dhe ruse. K r y e t a r i ( Dritëro Agolli) ………………………………… Drejtoria e dytë I N F O R M A C I O N Lidhja e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve na njofton se shkrimtari­t Ismail Kadare i ka ardhur një ftesë nga shtëpia botuese "FAYARD" për të asistuar në aktivitete­t që do të organizojë ajo në Paris me rastin e botimit të romanit të tij "Koncert në fund të dimrit". Këto aktivitete zhvillohen në muajin tetor të këtij viti. Gjithashtu, ai ka një ftesë nga qyteti Ex En Provense, ku në "Festën e librit", që organizon çdo vit ky qytet për letërsinë botërore, Ismail Kadare është i ftuari kryesor. Gjatë muajit tetor zhvillohet gjithashtu mbledhja plenare e Akademisë së Shkencave Politike, në të cilën Ismail

 ??  ?? Sokrat Plaka
Sokrat Plaka
 ??  ?? Sokrat Plaka
Sokrat Plaka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania