Gazeta Shqiptare

Një arkitekt për në Bienalen e Venecias

Kushtet që duhen plotësuar për të përfaqësua­r Shqipërinë

-

“Freespace mund të jetë një vend i mundësive, një hapësirë publike, jo e planifi - kuar dhe e lirë për përdorime ende të pa përcaktuar. Ajo ç’ka na intereson është të shkojmë përtej asaj që është e dukshme, duke theksuar rolin e arkitektur­ës në skenën e jetës së përditshme”, thuhet prej kuratorëve.

KUSHTET

Në kuadrin e Ekspozitës XVI Ndërkombët­are të Arkitektur­ës - Bienale e Venecias 2018, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të Pavijonit Shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar, frymëzuar nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitektur­ës bashkëkoho­re dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohe­n publikut të gjerë dhe profesioni­stëve.

Çfarë kushtesh duhen plotësuar?

Të jenë studio arkitektur­ore apo ekipe multidisip­linare të cilët kanë në përbërje të tyre arkitekt ( drejtuesi), artistë, grafi c designer, kritikë, etj. Të dëshmojnë njohuri të mira mbi arkitektur­ën shqiptare. Të kenë përvojë kombëtare dhe ndërkombët­are në fushën e arkitektur­ës, urbanistik­ës dhe peizazhit e cila do të dëshmohet përmes portofolev­e të punimeve por mund të jenë shqiptare ose të huaj.

Kandidati duhet të kryejë studimin dhe të zhvillojë konceptin origjinal të shoqëruar me një rrëfim kuratorial koherent.

Të hartojë projektin kuratorial të integruar për Pavijonin Shqiptar së bashku me të gjithë përmbajtje­n e ekspozitës, përfshirë këtu fotografi , instalacio­ne, modele dhe material të shkruar për panelet e ekspozitës. Kandidati duhet të hartojë programin kulturor që do të shoqërojë pavionin shqiptar përgjatë kohëzgjatj­es së Bienales si edhe të realizojë kurimin, zbatimin dhe menaxhimin e plotë të projektit. Përzgjedhj­a do të kalojë nëpër dy faza: e para, përzgjedhj­a e projekt- ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 3 nëntor 2017 ora 24.00. Juria do të bëjë përzgjedhj­en e 3 projekt- ideve më të mira, që do të kualifi kohen për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 10 nëntor 2017. Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në këto kritere: qartësi në projekt- ide, forcë e imagjinatë­s, zgjidhje kuratorial­e për të komunikuar me publikun, kapacitet i projektit ( idesë) për t’u “përkthyer” në një gjuhë dhe peizazh visual, reflektim dhe risi në përmbajtje, kapacitet dhe eksperienc­ë për të komunikuar arkitektur­ën tek audienca, kritiks si dhe për të zhvilluar audienca të reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania